Metrazh i lajthitur-Herman Çuka

in Letërsi/Tharm by

Metrazh i lajthitur-Herman Çuka

 

Matanë, një grua nudo, në katin e dytë,
ujit lulet
kur ka a s’ka diell,
me ombrellë të mëndafshtë, marrë nga gratë e Monesë.

Një tjetër i ujit e veshur
në kombinezon të kuq, si te Moulin Rouge,
ndërsa jashtë
bie shi.

Nga pallati përballë,
i fotografon ç’do ditë
një artist i dehur, hedhur sipër një frak
të zi, një lule të kuqe
në jakën alla vittoriane.

“O janë të braktisura,
O janë të dashuruara?
Pyet me zë melankolik gruaja
e tij, Maria, pa marrë përgjigje,
duke dalë para aparatit…

I bie pika që (ai) s’i bën një fotografi!

U deh Maria, u deh keq,
shkoi në kishë me këmishë.

I vetëm, prifti për meshën
mbylli botën
në kuvli,
si sy të keq heretik.

Në qelë, mëngjesit,
në pëqi
të njëri-tjerit,
frati
e Maria
përhumbur prej rrëfimit të ngushllimit.

E përsëri tërë dert Maria;
“O janë të dashuruara
O janë të vetmuara,
kanë humbur mendjen!”

Lutej dhe pyeste priftin:
“Si, s’më bëri dhe mua një fotografi lakuriq!”

Imazhi: Truls Espedal

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top