Një intervistë e poetit Octavio Paz për The Paris Review, viti 1991

in Letërsi by

Intervistuar nga Alfred Mac Adam
 
Edhe pse i vogël në shtat dhe në të shtatëdhjetat, Octavio Paz, me sytë e tij depërtues, të jep përshtypjen se është një burrë shumë më i ri. Në poezinë dhe veprat e tij në prozë, të cilat janë njëkohësisht erudite dhe dendurisht politike, ai vazhdimisht trajton tema të tilla si përvoja e historisë meksikane, në veçanti për mënyrën sesi shihet nga e shkuara e saj indiane, dhe kapërcimi i vetmisë së thellë njerëzore nëpërmjet dashurisë erotike.
Octavio Paz është konsideruar prej kohësh, së bashku me César Vallejo-n dhe Pablo Neruda-n, si një nga poetët e mëdhenj të Amerikës së Jugut të shekullit të njëzetë; tri ditë pas kësaj interviste, e cila u zhvillua në Ditën e Kolombit, 1990, ai iu bashkua Neruda-s në radhët e laureatëve të Çmimit Nobel në letërsi.
Octavio Paz lindi në vitin 1914, në Mexico City, djali i një avokati dhe nipi i një romancieri. Të dyja figurat ishin të rëndësishme për zhvillimin e poetit të ri: ai e mësoi vlerën e kauzave sociale nga babai i tij, i cili shërbeu si këshilltar për revolucionarin meksikan Emiliano Zapata dhe u prezantua në botën e letrave nga gjyshi i tij.
Kur ishte djalë, Octavio Paz u lejua të endej lirshëm nëpër bibliotekën e gjerë të gjyshit të tij, një përvojë që i ofroi një ekspozim të paçmuar ndaj letërsisë spanjolle dhe asaj latino-amerikane. Ai studioi letërsi në Universitetin e Meksikës, por u largua përpara se ta fitonte një diplomë.
Me shpërthimin e Luftës Civile Spanjolle, Octavio Paz u rreshtua menjëherë me kauzën republikane dhe, në vitin 1937, ai u largua për në Spanjë. Pas kthimit të tij në Meksikë, ai ndihmoi në gjetjen e recensioneve letrare Taller (“Workshop”) dhe El Hijo Pródigo (“The Child Prodigy”) nga të cilët doli një brez i ri shkrimtarësh meksikanë. Në vitin 1943 Octavio Paz udhëtoi gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, me një bursë Guggenheim, përpara se të hynte në shërbimin diplomatik meksikan në vitin 1945.
Nga viti 1946 deri në vitin 1951, Octavio Paz jetoi në Paris. Shkrimet e Sartre-t, Breton-it, Camus-ë dhe mendimtarëve të tjerë francezë, me të cilët ai u takua në të njëjtën kohë, do të kishin një ndikim të rëndësishëm në punën e tij. Në fillim të viteve 1950, detyrat diplomatike e çuan në Japoni dhe Indi, ku ai ra në kontakt për herë të parë me klasikët budistë dhe taoistë. Ai ka thënë: “Më shumë se dy mijë vjet larg, poezia perëndimore është thelbësore për mësimin budist: se uni është një iluzion, një shumë ndjesish, mendimesh dhe dëshirash.
Në tetor të vitit 1968, Octavio Paz dha dorëheqjen nga posti i tij diplomatik për të protestuar kundër shtypjes së përgjakshme të demonstratave studentore në Mexico City nga qeveria. Libri i tij i parë me poezi, Savage Moon, u shfaq në vitin 1933 kur Paz-i ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. Ndër veprat e tij më të vlerësuara janë Labyrinth of Solitud(1950), një studim prozë i karakterit kombëtar meksikan dhe një poemë Sun Stone (1957), e quajtur nga J. M. Cohen-i si “një nga poezitë e fundit të rëndësishme që u botua në botën perëndimore.”
Poema ka pesëqind e tetëdhjetë e katër rreshta, që përfaqësojnë ciklin e pesëqind e tetëdhjetë e katër ditëve të planetit Venus. Vepra të tjera përfshijnë Eagle or Sun? (1950), Alternating Curren (1956), The Bow and the Lyre (1956), Blanco (1967),  The Monkey Grammarian  (1971), A Draft of Shadows (1975) dhe A Tree Within(1957).
Octavio Paz jeton në Mexico City me gruan e tij Marie-José-në, e cila është artiste. Ai ka qenë fitues i çmimeve të shumtë ndërkombëtarë për poezinë, duke përfshirë Çmimin e Madh Ndërkombëtar, Çmimin Jerusalem (1977), Çmimin Neustadt (1982), Çmimin Cervantes (1981) dhe Çmimin Novel.
Gjatë kësaj interviste, e cila u zhvillua para një publiku të shumtë në 92nd Street YM-YWHA në New York, nën kujdesin e Qendrës së Poezisë, Paz-i shfaqi energjinë dhe fuqinë tipike; të tij dhe të poezisë së tij, e cila mbështetet në një misticizëm seksual eklektik për të kapërcyer hendekun midis individit dhe shoqërisë. Në mënyrën e duhur, Paz-i dukej se e mirëpriti këtë mundësi për të komunikuar me audiencën e tij.
 

Octavio, ju keni lindur në vitin 1914, siç ndoshta ju kujtohet…

OCTAVIO PAZ Jo dhe aq mirë!

...pothuajse në mes të Revolucionit Meksikan dhe pikërisht në prag të Luftës së Parë Botërore. Shekulli që keni jetuar ka qenë një nga luftërat pothuajse të përhershme. Keni ndonjë gjë të mirë për të thënë për shekullin e njëzetë?

OCTAVIO PAZ: Hëm, kam mbijetuar dhe mendoj se mjafton. Historia, ju e dini, është një gjë dhe jetët tona janë diçka tjetër. Shekulli ynë ka qenë i tmerrshëm – një nga më të trishtët në historinë universale – por jetët tona kanë qenë gjithmonë pak a shumë të njëjta.
Jetët private nuk janë historike. Gjatë revolucioneve francezë ose amerikanë, ose gjatë luftërave midis persëve dhe grekëve – gjatë çdo ngjarjejeje të madhe, universale – historia ndryshon vazhdimisht. Por njerëzit jetojnë, punojnë, dashurohen, vdesin, sëmuren, kanë miq,kanë çaste ndriçimi apo trishtimi, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me historinë. Ose shumë pak ka të bëjë me të.

Pra, ne jemi edhe brenda dhe jashtë historisë?

OCTAVIO PAZ  Po, historia është peizazhi apo mjedisi ynë dhe ne e jetojmë atë. Por drama e vërtetë, komedia e vërtetë gjithashtu, është brenda nesh, dhe unë mendoj se ne mund të themi të njëjtën gjë për dikë të shekullit të pestë apo për dikë të një shekulli të ardhshëm. Jeta nuk është historike, por diçka pak a shumë si natyra.

Te The Privileges of Sight një libër për marrëdhënien tuaj me artet pamore, ju thoni: “As unë dhe asnjë nga miqtë e mi nuk kishim parë ndonjëherë ndonjë punë të Titian-it, Velázquez-it apo Cézanne-t… Megjithatë, ne ishim të rrethuar nga shumë vepra arti.” Ju flisni atje për Mixoac-un, ku keni jetuar në moshën e djalërisë dhe për artin e Meksikës së fillimit të shekullit të njëzetë.

OCTAVIO PAZ:  Mixoac-u tani është një periferi mjaft e shëmtuar e Mexico City-t, por kur unë isha fëmijë ai ishte një fshat i vogël. Një fshat shumë i vjetër, nga koha parakolumbiane. Emri Mixoac-ut vjen nga perëndia Mixcoatl, emri Nahuatl për Rrugën e Qumështit. Do të thotë gjithashtu “gjarpër resh”, sikur Rruga e Qumështit të ishte një gjarpër resh. Ne kishim një piramidë të vogël, një piramidë të vogël, por megjithatë një piramidë.
Kishim edhe një manastir të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Lagjjia ime quhej San Juan dhe kisha e famullisë daton nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë, një nga më të vjetrat në zonë. Kishte gjithashtu shumë shtëpi të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, disa me kopshte të gjerë, sepse në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Mixoac-u ishte një vendpushim veror për borgjezinë meksikane. Familja ime, në fakt, kishte një shtëpi verore atje. Kështu që, kur erdhi revolucioni, ne ishim të detyruar, për fat të mirë mendoj, që të shkonim atje. Ne ishim të rrethuar nga kujtimet e vogla të dy të shkuarave që mbetën shumë të gjalla, ajo parakolumbiane dhe ajo koloniale.

Ju flisni te The Privileges of Sight për fishekzjarrët e Mixoac-ut.

OCTAVIO PAZ: Unë jam shumë i dhënë pas fishekzjarreve. Ata ishin pjesë e fëmijërisë sime. Ishte një pjesë e qytetit ku artizanët ishin të gjithë mjeshtër të artit të madh të fishekzjarreve. Ata ishin të famshëm në të gjithë Meksikën. Për të festuar festën e Virgjëreshës së Guadalupe-s, festa të tjera fetare dhe për Vitin e Ri, ata bënin fishekzjarre për qytetin.
Më kujtohet sesi e bënë fasadën e kishës si një ujëvarë të zjarrtë. Ishte e mrekullueshme. Mixoac-u ishte i gjallë, me një lloj jete që nuk ekziston më në qytetet e mëdha

Dukeni nostalgjik për Mixoac-un, por jeni një nga të paktët shkrimtarë meksikanë që jetoni pikërisht në qendër të Mexico City-t. Së shpejti ai do të jetë qyteti më i madh në botë, një qytet dinamik, por për sa i përket ndotjes, mbipopullimit dhe varfërisë, një makth. A është frymëzim apo pengesë të jetuarit atje?

OCTAVIO PAZ: Të jetosh në zemër të Mexico City-t nuk është as frymëzim dhe as pengesë. Është një sfidë. Dhe e vetmja mënyrë për t’ua dalë sfidave është përballja me to. Unë kam jetuar në qytete të tjerë në Meksikë, por pavarësisht se sa të këndshëm janë, ata duken disi jorealë. Në një pikë, unë dhe gruaja ime vendosëm të transferoheshim në apartamentin ku jetojmë tani. Nëse jeton në Meksikë, duhet të jetosh në Mexico City.

Mund të na thoni diçka për familjen Paz?

OCTACIO PAZ:  Babai im ishte meksikan, nëna ime spanjolle. Një hallë jetonte me ne – mjaft ekscentrike, siç supozohet të jenë hallat, dhe poetike në mënyrën e saj absurde. Gjyshi im ishte avokat dhe shkrimtar, romancier popullor. Në fakt, gjatë një periudhe ne jetuam me shitjet e një prej librave të tij, një best-seller. Shtëpia Mixoac ishte vepër e tij.

Vazhdon…

Përktheu: Arlinda Guma

Marrë nga The Paris Review

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top