BALADA E KUKLLAVE -Herman Çuka
Kukullat e vjetra
të fjetura,
mbuluar
nga hiri i harresës
në shtëpinë e drunjtë,
braktisur livadhit,
në malin e egër.
Ajo, ditën e paqtë,
si një e moçme kërrusur,
në fëshfërimë
flet me zogjtë,
me erën treguar historinë,
natën, zonjë hijerëndë,
i mbron prej hijesh lajkatare,
tentuar tinëzisht t’ia vjedhin,
kur e merr i pabesi gjumë…
Kukullat e vjetra,
zgjohen me hënë të plotë,
lahen në ujëra
të rrjedhura ferr-parajsë,
nën kandile të ndezur,
në frymë mistike
prej një engjëllmëkatari,
varurdënuar portës
as’ brenda
as’ jashtë,
pse puthi dikur
në buzë kukullën e bukur.
Ato shkojnë të kuqin buzës,
fytyrës së zbehtë-vdekur,
mbuluar në pudër,
veshin kimonotë
e hijshme, lënë në komonë
e brejtur,
dikush një sy të rënë
vënë kafkës boshe,
një tjetër mbathur
këpucët e kuqe,
kërcyer në tango kurrëmbaruar,
tjetra ngjit krahun, këputur
në betejën e nderit
si samurai i fundit.
Ndërsa,
nga kthina,
e kaltër,
një e bukur,
me flokët e zinj supeshderdhur,
karficës së argjendttë i shtoi
lule lotusin e bardhë, për hir të kapitenit,
këndoi
dhe arien “M. Butterfly”, të Puccini-it,
me muzikë prej pianos,
ku luanin duart e mbetura
të mjeshtrit,
trup humburvjedhur.
Të tjerat,
rrotull i vallëzonin,
mahnitur
hijet e egersuara të pyllit,
mbetën stepur,
prej të gjithëve rrodhën lotë të blertë,
në vatër u ndezën dy zemra në flakë
në yll të mëngjesit,
gjithçka në hire shndërruar,
si mbas një rituali,
antik-magji
dashuruar!
•
Kush tha se vdesin dashuritë?!…
kështu, nëse thoni,
provoni të hyni me hënë të plotë
te shtëpia e drunjtë
me kukullat e vjetra,
dhe më pas, ejani më tregoni ,
nëse vdesin dashuritë?! …
12/6/2014
Cremona, Itali
Për poezinë “Metrazh i lajthitur” të poetes Herman Çuka
Defekt-teknik i kërkoi poetes Desantila Qerimaj Rranxa të zgjidhte një prej shkrimeve të publikuara në këtë