Zeniti i pikëllimit-Charles Bukowski
I dëgjoj madje edhe malet
mënyrën sesi ata qeshin
gjithandej faqeve të tyre të blujta
dhe poshtë në ujë
të qarën e peshqve
dhe ujin
e bërë prej lotëve të tyre
e dëgjoj ujin
në netët që pi për të harruar dhimbjet
dhe trishtimi bëhet kaq i madh
e dëgjoj te tik-taku i orës
ai bëhet xhungë mbi komodinë
bëhet letër në dysheme
bëhet lugë këpucësh
biletë lavanderie
ai bëhet
tym cigareje
që ngjitet në një faltore bimësh të errëta kacavjerrëse…
nuk ka rëndësi
kaq pak dashuri nuk është dhe aq keq
ose kaq pak jetë
çfarë ka rëndësi
është guximi për t’u ngjitur nëpër muret e jetës
dhe unë kam lindur për këtë
kam lindur për të trazuar trëndafilat në shëtitoren e të vdekurve.Përktheu: Arlinda Guma
Shiu-Charles Bukowski
Shiu-Charles Bukowski një orkestër simfonikeekzekutohet një stuhi, po luhet një uverturë e Wagner-it e njerëzit lënë