Më pëlqejnë librat tuaj- Charles Bukowski
Në rreshtin e basteve, ca ditë më parë,
burri pas meje më pyeti:
– Mos jeni gjë Henry Chinaski?
– Hëmmm, – iu përgjigja unë.
– Më pëlqejnë librat tuaj,, – vazhdoi ai.
– Faleminderit, – i thashë.
– Kush ju pëlqen në këtë garë? – më pyeti ai.
– Hëm, – u përgjigja unë.
– Mua më pëlqen kali i katërt, – më tha ai.
Unë hodha bastin dhe u ktheva në vendin tim…
Ca ditë më vonë, garën tjetër, jam në radhë dhe ja ku është i njëjti burrë
duke ndenjur pas meje sërish,
ka të paktën 50 rreshta te dritaret
por ai duhet të gjejë timen sërish.
– Unë mendoj se kjo garë favorizon ata që janë më afër, – më tha ai pas qafe. – Pista duket e rënduar.
– Dëgjo, – thashë pa parë përreth, – sjell ters të flasësh për kuajt në pistë…
– Çfarë rregulli është ky? – më pyeti ai. – Zoti nuk vë rregulla…
Unë u ktheva dhe e këqyra:
– Ndoshta Ai jo, por unë po.
Pas garës që pasoi
u futa në radhë, hodha një vështrim pas meje
ai nuk ishte aty:
Humba një tjetër lexues:
Humbas 2 apo 3 në javë.
Aq më mirë.
Le të kthehen te Kafka.Përktheu: Arlinda Guma
Shiu-Charles Bukowski
Shiu-Charles Bukowski një orkestër simfonikeekzekutohet një stuhi, po luhet një uverturë e Wagner-it e njerëzit lënë