Shiu-Charles Bukowski
një orkestër simfonike
ekzekutohet një stuhi,
po luhet një uverturë e Wagner-it
e njerëzit lënë vendet e tyre nën pemë
e vrapojnë brenda në tendë
gratë qeshin, burrat shtiren të qetë,
cigaret e lagura hidhen tej,
vazhdon të luhet Wagner-i,
e pastaj ata janë të gjithë nën tendë
madje edhe zogjtë lënë pemët
dhe hyjnë brenda
e më pas vjen Rapsodia hungareze #2 e Lizst-it,
dhe ende bie shi,
por, pa shiko,
një burrë rri ulur i vetëm në shi
duke dëgjuar
i bie në sy audiencës
ata kthehen dhe e shohin
orkestra vazhdon punën e saj
burri rri ulur natën në shi,
duke dëgjuar
ka diçka që nuk shkon me të,
apo jo?
ai erdhi për të dëgjuar muzikën.Përktheu: Arlinda Guma
Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:
Ndërsa poemat rrjedhin-Charles Bukowski
Ndërsa poemat rrjedhin-Charles Bukowski Ndërsa poemat rrjedhin me mijëra ti kupton se ke krijuar shumë pak.ky