NË VEND TË YLBERIT-Xhevdet Bajraj

in Letërsi/Tharm by

NË VEND TË YLBERIT-Xhevdet Bajraj

 

Nga pusi i dëshirave përplot monedha
engjëjt ikën
re të zeza mbaj mbi qepallë
natën kërkoj yllin e fikur
ditën ndjell zogun e ikur.

E dashur
kur të mbetesh njëherë vetëm
kur të të shtrijë dhembja përtoke
e unë s’do të jam më
pas shiut në vend të ylberit
gjithmonë do të të shfaqet
një të TË DUA e madhe imja në qiell.

Atëherë ti mos qaj
se po e bëre këtë
unë përsëri do të vdes.

 

Nga vëllimi:“ Kur qajnë hardhitë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi

AG-Arthur Rimbaud

AG-Arthur Rimbaud Përqafova agun e verës. Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e
Go to Top