AUTOBIOGRAFIA-Jaroslav Seifert
(1901-1986)
Kur nëna fliste për veten,
ndonjëherë tregonte:
Jeta ime ishte e trishtë dhe e heshtur,
ecja në majë të këmbëve.
Por kur zemërohesha
dhe përplasja këmbët
mbi etazherë dridheshin lehtas
filxhanët e trashëguar nga ime ëmë
dhe buzëqeshja.Kur linda unë
duket se një flutur hyri nga dritarja
dhe qëndroi mbi nënkresën e sime mëje
por njëherazi një qen ulëriu në oborr.
Nëna e mori si ogur të keq.Jeta ime nuk ishte aq e qetë sa e saj.
Por kur shoh me trishtim
ditët e sotme
si në brendësi kornizash të zbrazëta
e kur shoh aty veç një mur të pluhurt,
them me vete se ishte e mrekullueshme.Janë kaq shumë çaste të paharruara
si lule të shkëlqyeshme
të çdo ngjyre e çdo nuance,
teksa mbrëmjet plot aroma
u ngjanin vileve të kaltra
fshehur mes gjetheve të natës.Lexoja gjithë etje vargjet
dhe adhuroja muzikën
dhe endesha përherë i befasuar
nga një bukuri te tjetra.
Po kur më zu syri për herë të parë
imazhin e një gruaje të zhveshur,
fillova t’u besoj mrekullive.Jeta më vrapoi shpejt.
Ishte shumë e shkurtër
për dëshirat e mia të gjata
që s’kishin mbarim.
Dhe ashtu si papandehur
mbërrita në fund të jetës.Së shpejti vdekja do m’i japë një shkelm portës
dhe do hyjë brenda.
Në atë çast befasia dhe frika do më ngurosin
dhe do harroj të marr frymë.Me kusht që të mos më pengojnë
të puth pa u vonuar duart e asaj
që me durim duke ndjekur hapat e mia
ecte dhe ecte dhe ecte
dhe dashuronte më shumë.
Përktheu: Alket Çani
OMBRELLA E RRUGËS PICCADILLY-Jaroslav Seifert
OMBRELLA E RRUGËS PICCADILLY-Jaroslav Seifert Nëse të ka ardhur në majë të hundës me dashurinë,provo të