DASHNORJA E POETËVE-Jaroslav Seifert
Çastet e pafajshëm të dashurive të para!
Asokohe besoja akoma
se të biesh i vdekur mes luleve,
kur je i dashuruar
gjer në fyt,
apo në karnavalet e Venedikut,
mund të jetë më bukur
sesa të vdesësh në shtrat.Por vdekja është zonja e të gjitha dhembjeve
që njeh bota.
Zvarritja e saj është e thurur
me grahmën e hekësve
dhe e stolisur me yje lotësh.Vdekja është lahuta e psherëtimave,
pishtari i gjakut në flakë,
urna e dashurisë
dhe porta e kurrkundit.Ndonjëherë ajo është edhe dashnorja e poetëve.
Le t’i vijnë rrotull
në erën e luleve të vyshkura
nëse nuk bezdisen
nga tingujt e kambanës
që zuri të bjerë,
dhe le të kridhen në baltën e gjakut.Vdekja fut krahun e gjatë e të hollë
në trupin e grave
dhe shtrëngon në gji të porsalindurit.
Ata do shkojnë në Parajsë
por krejt të mbuluar nga gjaku.Ajo është perandoresha e gjithë shfarosjeve
dhe skeptri i saj
u jep urdhra tmerreve të luftrave
që prej zanafillës së botës.Vdekja është motra e vogël e kalbëzimit,
kasnecja e rrënojave dhe hiçit
dhe duart e saj
shtyjnë mbi kraharorin e gjithkujt
peshën e varrit.Por vdekja është ende veç një çast,
një e rënë pene
dhe asgjë më shumë.
Përkthyer nga Alket Çani
OMBRELLA E RRUGËS PICCADILLY-Jaroslav Seifert
OMBRELLA E RRUGËS PICCADILLY-Jaroslav Seifert Nëse të ka ardhur në majë të hundës me dashurinë,provo të