PRONARI I SHITORES SË LODRAVE-Xhevdet Bajraj
Në kryeqytetin e shtetit
ku në çdo stinë lulëzon korrupsioni
sundonte
(sepse fitonte shumë para)
politikani
që është pronar i shitores së madhe
të lodrave
të fëmijëve të vrarë në luftë.Paj
pranë thesarit si në përralla ashtu edhe në jetë
gjithmonë qëndron
një përbindësh.

PËRBALLË MEJE-Xhevdet Bajraj
PËRBALLË MEJE-Xhevdet Bajraj Tërë jetën u përpoqata ndërtojnjë botë për vete dhe tash kur e