Poezi nga Nikos Kazantzakis
Poezi nga Nikos Kazantzakis
Ti e ke fajin, bërtiti, ti! Të gjithë ju,
o njerëz me qëllime të mira, të ngopur
e shpërfillës.
Sa do të doja të ishe i uritur,
të kishe fëmijë e të ishin të uritur,
të kishe ftohtë, të kishin ftohtë,
të doje të punoje e të mos gjeje punë.
Jo të më shëtisje
nga një qytet në tjetrin,
të më rrije gojëhapur
para muzeve dhe kishave të vjetra,
të më përloteshe teksa shihje yjet,
se të dukeshin shumë të bukur
apo shumë të frikshëm.
Uli pak sytë, o njeri fatkeq,
shikoje atë fëmijë që po vdes
mu te këmbët e tua…
______________
Nikos Kazantzakis
(18 shkurt 1883 – 26 tetor 1957)
Përktheu: Stefan Zhupa
