Poezi nga Petraq Risto
Poezi nga Petraq Risto
Sa herë të mendoj, te pasqyra e madhe çelet një dritare
Dhe vjen një aromë e njohur borziloku.
Ti përkulesh pak, aq sa mund të lejojë pasqyra….
Një mijë zogj argjendi pikëllojnë.
Sa herë të mendoj, kaloj krehërin mbi shi.
Askush s’ka flokë argjendi si ti.
Një mijë zogj argjendi pikëllojnë, një mijë…
Piktura: “Grua e re para pasqyrës,” 1880
Nga: Berthe Morisot