NË KOKËN TIME ENDE BIE NJË ÇANGË-Arben Velo
Në kokën time
ende bie një çangë,
veshur me funde mjegullash.
Më zgjon kohën tjetër.
Urgjencë për të gjallët,
këngë për të vdekurit.
Më kujtohet babai.
Vinte nga puna,
veshur me të nesërmet
e stripsura nga djersa.
Këpucët e grisura,
nga këmbët,
ia hiqte ngadalë heshtja.
Ding!
Në rrugën e vetme
digjeshin tinguj.
Era
shpërndante hirin e jehonës.
Dong!
Vishte babai heshtjet si këpucë,
gjalmë i lidhte psherëtimat e nënës.
Ai dhe gjithë të tjerët
rendnin drejt fushave.
Isha i vogël sa ëndrrat e mia.
Ding! Dong!
Rrihte zemra
sa herë babai
largohej nga shtëpia.
Netët, si Karonti,
hënën nga qiejt,
monedhë,
ia vinin fshatit mbi sy.
Ding-Dong
rrihte çanga,
kallur e gjallë në ndryshk.
Hija e mënave
u ngecte njerëzve në fyt.
Çanga
endet rrugëve,
plakë me çitjane.
Ding-Dong,
si nuska kripe,
hedh tinguj
mbi rrëfimet e mbrëmjeve.
Abazhurët e luleshtrydheve-Arben Velo
Abazhurët e luleshtrydheve-Arben Velo Në vendlindje,këtë mbrëmje vere,serrat ngjajnësi libra të hapur mbi tokë.Unë si abazhurë