Romanca e hënës hënë-Frederico Garcia Lorca
Erdhi hëna në farkëtore
Jelekun lule livande.
Djalthi na e sheh, e sheh.
Djalthi mbet duke e parë.Nëpër ajrin e trazuar
Na i lëvizka hëna krahët
Dhe zbulon, të dlira, të lagura,
Sisët prej kallaji të fortë.Ik moj hënë, hënë, hënë.
Se po erdhën këtu ciganët,
Me zemrën tënde do bëjnë
Varëse e unaza të bardha.Vogëlush lërmë të vallëzoj.
Kurdo të mbërrijnë ciganët,
Ti mbi kudhër shtrirë do jesh
Me ato syçkat e mbyllura.Ik moj hënë, hënë, hënë,
Se po ua dëgjoj trokun kuajve.
Vogëlush lërmë, mos ma shkel
Miellin e bardhësisë sime.Po afrohet kalëruesi
Po gjëmon tupani i fushës.
Brenda në farkëtore djalthi,
I ka mbyllur tashmë sytë.Nëpër ullishte pra erdhën,
Të bronztë e të ëndërrt gjithë ciganët.
Ata ishin kryelartë
E me sy të perënduar.Seç këndon çafka e përhime,
Ah seç po këndon mbi pemë!
Nëpër qiell po shkon hëna
Me një vogëlush për dore.Qajnë brenda në farkëtore,
Ciganët me kujë e gjëmë.
Ajri na e ruan, e ruan.
Ajri hënës i bën roje.(1934)
Përktheu: Arbër Zaimi
Dorëshkrimi dhe ilustrimi i Federico Garcia Lorca-s
Mos qaj për dashurinë – Hafëz
Mos qaj për dashurinë-Hafëz Një lajm i mirë: as dhimbja as vajiNuk do të zgjasë –Si