𝐈𝐭𝐡𝐚𝐤𝐚-𝗞𝗼𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗳𝗶

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

𝐈𝐭𝐡𝐚𝐤𝐚-𝗞𝗼𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗳𝗶

Kah nisesh për Ithakë
Uro ta kesh udhën e gjatë
Përplot bëma e zbulime.
Leshtrigonë, Qikllopë
Posejdoni i ngrysur – syresh mos druaj:
Kurrë të atillët s’do të ta presin udhën
Në i mbajtsh mendimet të ngritura lart,
Në ta ndeztë shpirtin edhe trupin
Një zjarrmi fort e rrallë.
Leshtrigonët, Qikllopët
Posejdonin e mnershëm – s’ke për t’i takuar
Pos në i paç marrë me vete brenda në shpirtin tënd,
Pos në t’i nxjerrtë përpara pikërisht ai shpirti yt.

Uro ta kesh udhën e gjatë.
Paç shumë menata vere kur
Me kënaqësi të parrëfyeshme e çfarë gëzimi
Do të futesh në porte që i sheh për herë të parë;
Ndalofsh në tregjet fenikase
Për të blerë bukurira
Sedef e koral, qelibar e abanoz,
Parfumë sensualë të çdo lloji –
Sa të mundesh më shumë parfumë sensualë;
Vizitofsh shumë qytete egjiptiane
Që të nxësh e të mësosh prej dijetarëve të tyre.

Mbaje Ithakën në mendje gjithherë.
Të arrish atje më së mbrami është destini yt.
Por hiç mos e ngut udhëtimin.
Edhe më mirë në zgjattë vite me radhë,
Aq sa të jesh plakur kur të arrish në ishull,
I pasur me gjithçka që fitove nga rruga,
Të mos presësh nga Ithaka të të pasurojë.

Ithaka ta fali këtë udhëtim të mrekullueshëm.
Pa të, ti as që do të ishe nisur.
E tash asaj s’i mbet asgjë për të të dhuruar.

Në t’u duktë në fund e varfër, prapë Ithaka nuk të ka mashtruar.
Se do jesh bërë i ditur, do kesh kaq shumë përvojë
Dhe do e kesh kuptuar kuptimin e Ithakës.

Përktheu: Arbër Zaimi

𝙄𝙢𝙖𝙯𝙝: “𝙑𝙖𝙧𝙧𝙞 𝙞 𝙯𝙚𝙟𝙩𝙖𝙧𝙞𝙩 𝙩ë 𝙥𝙖𝙣𝙟𝙤𝙝𝙪𝙧”, 𝙂𝙧𝙖𝙮𝙨𝙤𝙣 𝙋𝙚𝙧𝙧𝙮

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top