Zgripmotet-Rozafa Shpuza

in Letërsi/Tharm by

Zgripmotet-Rozafa Shpuza

 

S’asht e lehtë me i shtue nji vit
shpatllave t’mrroluna prej thesit t’ditëve
që dromcohen poshtë shojeve të kohës
teksa ikë turravrap përkah moskthimi…
Shpesh dehem ndër zgripmote
me shpresë se shtimi i nji numri në kalendar
ka me i përngja nji krriklle ma shumë
mbi tavolina pabesh,
ku pulsimi i reklamës n’xham
m’kujton fikjen e qirave mbi tortë
ose dufin e nji thinje t’re ndër tamtha…
S’asht e lehtë me i shtue edhe nji vit
gishtave që mbajnë peshën e takimeve virtuale
e prejse kanë hupë ndjesinë e shenjtë t’prekjes
bubrrojnë mbi tastjerë, pa kenë t’zotë
me dallue zjarrminë e venave ku vërshon ardhmënia.
Rastis t’i rrëfehem nji t’panjohuni ndër zgripmote…
tue i shprazë sepetin e sekreteve
si fshesaret natore që s’dijnë çka fshijnë,
veç shtriqin frymimin bri bordurash
e mbushin koshin me flirte gjethesh vetmitarë.
Gjithqysh,
e du njiherit magjinë e fundit e të fillimit
që mundet me ma sjellë veç slita e drerëve
destinue me kenë epilogu ma fatlum i përrallave
që babadimnat ua rrëfejnë të rritunve…


Gjilan, 31 Janar, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top