YLLËSIA E MËSUAR PËRMËNDËSH-Moikom Zeqo
Koha rrjedh
Si qënie e ngrirë,
Që kthehet në baticë!
Rrebeshi
Me sy shqiponjash
Më heton fytyrën!
Zanat
E bjeshkëve
Merren me striptizë.
Era
Shpuplon
Agimin shpend!
E nënvizoj këtë yllësi
Si vargjet,
Që duhet t’i mësoj përmëndësh!

Ky bloomsday për Mokomin/Krenar Zejno
Nga iku kjo fjalë/Si një pelikan/Që futet befas/Në një katedrale? – Moikom Zeqo Krenar Zejno … Dhe