MARIO VARGAS LLOSA PËR BORGES-IN

in Letërsi by

MARIO VARGAS LLOSA 

«Stili i Borges-it është një gjë e pazakontë në gjuhën tonë. Gjuha jonë, përgjithësisht, është një gjuhë shumë e pasur, ka shumë fjalë për disa ide. Përkundrazi, proza e Borges-it, në pak fjalë, ka shumë ide».

Kështu e përcakton saktësinë dhe veçorinë befasuese të argjentinasit të madh, Vargas Llosa, i cili në vitin 1961 do të përcaktonte postulatet e Jean Paul Sartre-t. Vargas Llosa, një autor i angazhuar politikisht, gjë që e bën të pashmangshëm faktin të pranojë se Borges-i, një antipod i tij në këtë drejtim, krijonte njëfarë antipatie midis të ngjashmëve të tij:

«Edhe pse e lexoja disi fshehtas, me turp, ndieja aq shumë admirim, ndaj atij që përfaqësonte gjithçka që nuk doja të isha».

«Borhesi nuk ka dishepuj, sepse ai i vret dishepujt», thotë më tej Llosa. Ndërsa për ndikimin e “meteoritit Borges” në veprën e tij, Vargas Llosa vazhdon:

«Unë nuk e di se çfarë ndikimi mund të ketë pasur Borges-i tek unë. Unë jam shumë i ndryshëm nga ai si shkrimtar. Ai, përveç asaj që vepra e tij është plot me fraza përçmuese për romanin, kurrë nuk shkroi romane dhe bota e letërsisë së tij fantastike është shumë larg nga e imja, por kur e lexoj atë, pushtohem nga lumturia».

«Po. Kam përshtypjen se Borges-i ishte shumë i izoluar dhe se uni i tij i thellë nuk dilte dot mbi ujë. Borges-i ishte një lloj personi që ishte shpikur për t’u mbrojtur».

 

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top