Dhomë në Gjermani-Yehuda Amichai
Reshje. Shiu përherë bie
nga e shkuara në të ardhme. Ashtu si fjalët.
Trinia e Shenjtë rri faqe meje në dhomë:
Krisht, mirëdita, i vdekur në Jerusalem,
ashtu si unë do thosha.Pallto të hedhura përmbi varëse,
u flas si të ishin njerëz.
Mbi gjithë atë tryezë të drunjtë vera e derdhur në gotë kujton
gjithë jetën e saj, si njeriu para vdekjes,
në çastin e epërm, që nga pjergulla der në këtë ditë.Përjashta bie shi, teksa brenda avulli trazohet me njerëz,
se veç avull është njeriu.
Përktheu: Edon Qesari
_____
Piktura: Martin Lewis, “Little Penthouse”, 1931

Dy këngë në ranishtën e Cesaresë-Yehuda Amichai
Dy këngë në ranishtën e Cesaresë-Yehuda Amichai I. Detin e mirëmban kripa. Jerusalemin e mirëmban