Dashuri e parë-Yehuda Amichai
As që të vija re kur ti më doje.
Të ndërrova me një tjetër, porsi Isaku,
për një nuhatje, për një shije dhe oreks për mish,
për një aromë trualli, një shtëpi dhe ca zheg.
I kam harruar fjalët e të vetmes
letër që të kam shkruar.
Mbaj mend veç shijen që më la në gjuhë
zamka e pullës.
Fati që vendosi për ne nuk ish dhe aq i shkruar,
ndonëse kish fuqinë dhe bindjen e një gishti violinisti
kur vendos fatin e një note,
pavarësisht se ai është aq fundor dhe i prerë
sa dhe vdekja.
Përktheu: Edon Qesari
Dy këngë në ranishtën e Cesaresë-Yehuda Amichai
Dy këngë në ranishtën e Cesaresë-Yehuda Amichai I. Detin e mirëmban kripa. Jerusalemin e mirëmban