Një intervistë e shkrimtares meksikane ROSA BELTRAN

in Letërsi by

 ROSA BELTRAN

Meksikë, 1960

Shkrimtarja e romaneve, tregimeve të shkurtra dhe eseve, gjatë kohës së lirë të këtij takimi të shkrimtarëve spanjollë dhe anglisht-folës, dha një intervistë për këtë media, ku e quajti veten si laike, të ndrojtur dhe gënjeshtare të vetëdijshme.

– Cila është ideja juaj e lumturisë së përsosur?
– Një bibliotekë, biblioteka ime, dhe shumë kohë për të lexuar.
– Cila është frika juaj më e madhe?
– Që nuk do të kem kohë të lexoj gjithçka kam.
– Cila është vetia juaj, për të cilën qaheni më shumë?
– Që jam e ndrojtur; që dua t’u afrohem njerëzve, por nuk di sesi.
– Cili ka qenë guximi juaj më i madh në jetë?
– Që kam guxuar të tregoj, të rrëfej.
– Kë do të quanit gjënë më të çmuar?
– Suksesin.
– Ç’gjë ju nevrikos më shumë te vetja juaj?
– Këtë pyetje do të doja të ma bënit mbrapsht.
– Cilat janë fjalët që përdorni më shumë?
– “Bota”, “gjithçka”, “gjithmonë”, dhe ngaqë jam jam pesimiste, “kurrë”.
– Për çfarë jeni penduar?
– Që nuk kam filluar më herët të lexoja autorë, të cilët i zbulova vite më vonë.
– Cila është gjendja juaj aktuale shpirtërore?
– Optimiste.
– Cili është zotërimi juaj më i çmuar?
– Pavarësisht se nuk janë nën zotërimin tim, unë do të doja të mendoja për time bijë Kasandran dhe për tim shoq Erneston.
– Cilin e konsideroni mjerimin më të keq?
– Meskinitetin.
– Me cilin personazh historik donit të identifikoheni?
– Me Kafkën.
– Cila është cilësia që ju pëlqen më shumë tek gratë?
– Forca dhe trimëria.
– Po te një burrë?
– Bujaria dhe sensi i humorit.
– Kush është heroi juaj i letërsisë?
– Gregor Samsa*.
– Si do t’ju pëlqente të vdisnit?
– Papritmas, në mes të punës.
– Ç’pseudonime përdorni?
– Po e zëmë se Rosita është një pseudonim. Në Meksikë është e pashmangshme të mos të të thërrasin kështu, sidomos autorët burra.
– Ku dhe kur jeni e lumtur?
– Kudo, kur krijoj, kur besoj, kur jam midis njerëzve me imagjinatë.
– Cila është tipari i personalitetit që nuk ju pëlqen tek të tjerët?
– Meskiniteti, egoizmi, individualizmi.
– Kush është dashuria më e madhe e jetës suaj?
– Ime bijë Kasandra, Ernesto dhe ime ëmë.
– Kur gënjeni?
– Pothuaj gjithmonë*. E kam shumë të vështirë të di se kur nuk gënjej. Sigurisht, që përpiqem të mos gënjej, por kam shkuar tek tre psikanalistë të ndryshëm për të kuptuar se mund të tregoj të njëjtën histori në mënyra të ndryshme. Nuk e di kur nuk gënjej.
– Cila është ideja juaj për vdekjen?
– Fundi i jetës së çmuar, dhe pikërisht për këtë, nuk mund ta shmang si një humbje. Unë jam laike dhe nuk besoj te një jetë tjetër pas kësaj, vdekja është fundi i kësaj përvoje fantastike që ju dhe unë kemi këtu.
– Çfarë ju bën të qeshni?
– E papritura dhe absurdja.
– Çfarë ju bën të qani?
– Kur njeriut që dua i dhemb diçka.
– Cilën quani si arritjen tuaj më të madhe?
– Që kam mbijetuar me moshën që kam.
– Për ju cila është një fyerje e mirë?
– Ajo që thuhet në gjuhën time. Çdo fyerje në një gjuhë tjetër më duket krejtësisht intramuskulare.
– Cila është ideja juaj për besnikërinë?
– Që personi tjetër të mbështetet tek unë plotësisht dhe me gjithçka.
————————————————
*Gregor Samsa – heroi i romanit “Metamorfoza” të Kafkës.
*Sigurisht, “gënjeshtra” për një shkrimtar është themeli i punës së tij.

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top