Qyteti është imi-Edvin Thomollari
Qyteti është imi
Me rrugët që i shkarravis, me rrugët që i gris.
Çezma është hapur
Rrjedhin eklipse, fjalë dhe aritmi.
Koha është lineare
Zagushia vjen para shiut.
Pres çastin e radhës
Për të marrë frymë thellë
Që të shkruaj haikun amator
Për njerëzit në rrugën e krisur
Për çdo gjethe që lëkundet pak
Sa lëkundet koha në cepin e qytetit
Në cepin që nuk lëviz, me njerëzit e palevizshëm
Që fusin ajrin nëpër gota
Që thyejnë gotën, që thyejnë kohën
Që nuk thyejnë ajrin
Koha është bërë ujë, ajri është bërë gur
Qyteti është imi
Me tre gjendjet agregate të lëndës
Ujë gurë, njerëz
Shiu bie mbi gurë dhe mbi njerëz
Shiu vjen pas zagushisë
Koha është lineare.
Identitet-Edvin Thomollari
Identitet-Edvin Thomollari Kalojnë përditë avionë gri, në qiellin gri, grija është klishe dhe gjithë klishetë