Identitet-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Identitet-Edvin Thomollari

 

Kalojnë përditë avionë gri, në qiellin gri,
grija është klishe dhe gjithë klishetë janë gri.
U bindemi semaforëve në përditshmëri,
këmbana mbytet nga zhurma e trenave,
e sirenave, e parapërcaktimeve,
deklarimeve, check-ineve dhe skanimeve
të barkodeve që identifikojnë
identitetin tonë, të zhveshur nga idiomat mesdhetare, të një jete kismeti dhe rastësie,
ku Zoti është përditë me ne si njeri që bën me hile për të fituar lojën,
ku Zoti përton si ne të ndjekë algoritmin e integrimit, që ngatërron formularët,
që harron oraret dhe nuk regjistrohet tek seminarët,
ku midis një dite multikulturore zgjedh një ditë në plazh me gurët që i vrasin këmbët
dhe lëkurën që i bie nga moskujdesi.
Këtu dita zgjat deri vonë kundra dëshirës së Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top