Engjëj dhe portokaj-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Engjëj dhe portokaj-Edvin Thomollari

 

Portokajve që lagen nga shiu nëpër tezga,
u kalojnë pranë engjëj bipolarë,
që vazhdojnë rrugën nëpër shi.
Dhe ecin mbi lëkurën e qytetit,
që i ngjan lëkurës së portokajve,
shiu lag arkat përplot
dhe mushamanë e shitësit.
Engjëjt e tejdukshëm,
në plazmën e mjegullës, lindin të tjerë.
Në mëngjes kur bie shi,
në kufirin me qytetin futen në metro
dhe dalin në krahun tjetër.
Ku janë njerëzit si ne,
si shitësi me mushama,
që pret shiun shtruar?
Dikush të blejë gjithë portokajtë
me çmim të favorshëm
dhe t’i japë fund ditës së shiut,
për portokajtë dhe engjëjt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

MAJA-Jorge Luis Borges

MAJA-Jorge Luis Borges Në atë që lanë të shkruar të gjithë ataqë

Për G-Sueton Zhugri

Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, –
Go to Top