Mania-Edvin Thomollari

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Mania-Edvin Thomollari

 

Para dy vjetësh u çmenda,
përplasa kokën në një shkëmb,
çurg më rrodhën gjithë mendimet,
bashkë me gjakun.
I pashe yjet për herë të fundit
në qiellin e plazhit,
epifanininë e fundit nën bitet e muzikës elektronike;
dita e fundit kur kimikatet e mia
ishin në balancë.
Pastaj filloi jeta e dytë,
me pak miq dhe shumë fantazma,
e vërtetë dhe e fortë,
si çokollatat e hidhura “Lindt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top