Burgu i vërtetë-Ken Saro-Wiwa
Nuk është çatia që pikon
as mushkonjat fishkëllyese
në qelinë e lagësht dhe të mjerë.
Nuk është kërcëllima e çelësit
kur kujdestari brenda të mbyll.
Nuk është ushqimi i pakët,
i papërshtatshëm për njerëzit a kafshët
dhe as zbrazëtia e ditës,
që zhytet në të zi të natës.
Nuk është.
Nuk është.
Nuk është.
Është gënjeshtra që trumbetohet
në veshë për një brez të tërë,
është spiuni i sigurimit me amokun e tij,
që ekzekuton vendimet shkatërrimtare të pashpirta
në shkëmbim të një vakti të mjerë ushqimi,
gjykatësja që regjistron në regjistër
një vendim që ajo e njeh si të pamerituar,
morali i vjetëruar,
marrëzia mendore,
mishi i diktatoreve,
frika e maskuar si bindje,
që bën strehë në shpirtrat tanë të shpifur,
janë pantallonat e shurruara nga frika,
që ne nuk guxojmë ti lajmë.
Kjo është.
Kjo është.
Kjo është
Miq të dashur, ajo që e shndrron botën tonë të lirë
në një burg të zymtë.
Përktheu: Merita Paparisto
Imazhi: Paweł Kuczyński

SHAKAJA-Anton Chekhov
Anton Chekhov Ishte një mesditë e ndritshme… Një i ftohtë fshikullues kishte mbuluar me brymë të