Tag archive

Përktheu: Merita Paparisto

SHAKAJA-Anton Chekhov

Anton Chekhov Ishte një mesditë e ndritshme… Një i ftohtë fshikullues kishte mbuluar me brymë të bardhë kaçurrelat në tëmthat e Nadjenkes dhe pushin në buzën e saj të sipërme. Ajo mbahej në krahun tim dhe të dy qëndronim në majën e një kodre. Që nga vendi ku ne ishim, deri në rrëzën e kodrës,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MËNGJES HERËT-Federico García Lorca

MËNGJES HERËT-Federico García Lorca   Porsi dhe dashuria harkëtarët  janë të verbër. Në natën e gjelbër shigjetat lenë gjurmë zambakësh të ngazëllyer. Thembra e hënës dërrmon retë e purpurta dhe ato drithërohen të mbushura me vesë. Ajme, porsi dhe dashuria harkëtarët janë të verbër!   Përktheu: Merita Paparisto Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Burgu i vërtetë-Ken Saro-Wiwa

Burgu i vërtetë-Ken Saro-Wiwa   Nuk është çatia që pikon as mushkonjat fishkëllyese në qelinë e lagësht dhe të mjerë. Nuk është kërcëllima e çelësit kur kujdestari brenda të mbyll. Nuk është ushqimi i pakët, i papërshtatshëm për njerëzit a kafshët dhe as zbrazëtia e ditës, që zhytet në të zi të natës. Nuk është.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Patat e egra-Mary Oliver

Patat e egra-Mary Oliver   Ty nuk të duhet të jesh njeri i mirë nuk të duhet të ecësh në gjunjë me qindra kilometra në shkretëtirë, për pendesë. Ti vetëm duhet të lësh atë kafshën e butë brënda teje të bëjë atë që pëlqen më shumë. Më trego për dëshpërimin, atë tëndin, dhe unë do… Keep Reading

Go to Top