Për gratë, të cilat janë të vështira për t’u dashuruar-Warsan Shire
Ti je një kalë i vetmuar në kalërim,
që ai përpiqet të të shtrojë,
të krahason me një autostradë të pakalueshme,
me një shtëpi në flakë,
të thotë që ti po e verbon,
që ai nuk do mundet kurrë të të lërë,
të të harrojë,
që të dëshiron mbi gjithçka në botë,
që ti e bën t’i vijë mendja rrotull, që je e papërballueshme,
çdo grua që para teje ka qenë dhe do të vijë,
është e përmbytur në emrin tënd,
ti ia mbush gojën,
dhëmbët i dhembin nga kujtimi i shijes tënde,
trupi i zgjatet si një hije e gjatë duke kërkuar trupin tënd.
Por ti je gjithmonë kaq e gjallë
në mënyrën e frikshme se si e dëshiron atë,
e paturpshme e sakrifikuar.
Ai të thotë që asnjë mashkull nuk do të mundë të jetë kurrë
si mashkulli që ti ke në mendjen tënde…
Dhe ti u përpoqe të ndryshoje,
apo jo?
E kyçe gojën më shpesh,
u përpoqe të bëheshe më e butë,
më e këndshme,
më pak shpërthyese, me pak syçelur,
por edhe duke fjetur ti e ndieje atë
se si largohej prej teje në ëndrrat e tij.
Pra, çfarë dëshiroje të bëje e dashur?
T’i këpusje kokën?
Ti nuk mund ta krijosh folezën tënde brenda trupit të një njeriu tjetër,
besoj të ta kenë mësuar këtë tashmë,
dhe nëse ai do të ikë… lëre të largohet,
ji e tmerrshme
dhe e çuditshme dhe e bukur,
një gjëkafshëzë që jo gjithkush di si ta dashurojë.
Përktheu: Merita Paparisto
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire ata i vunë zjarrin shtëpisë së hallës sime unë qava