Jeta e brishtë e Michel Houellebecq-ut/Siddhartha Deb

in Letërsi by

Sa shumë i detyrohet autori francez popullaritetit të tij, me rritjen e nacionalizmit agresiv?

  Siddhartha Deb

A është njeriu një kafshë? Nëse ka një pyetje që kumbon përmes gjithë krijimtarisë së shkrimtarit francez Michel Houellebecq, e prezantuar me një shprehje të shkëlqyer në një nga romanet e tij më të fundit: “Serotonina”, është kjo. Pyetja mund të përshtatet në shumë mënyra. Dikush mund të shtojë modifikime raciale, kulturore ose klasore – a është njeriu i bardhë një kafshë? A është njeriu europian një kafshë? A është borgjezi një kafshë? – sepse këto janë kategoritë e “njeriut” ku Houellebecq-u është i interesuar. Por pak rëndësi ka se sa e përshtatshme është, diçka është e ditur, nuk mund t’i largohesh kësaj pyetjeje tek “Serotonina”. Ajo jehon lehtë, në dhomat e vetmuara të hoteleve, në sediljet luksoze të Mercedezit 4×4, në rrugët parisiane që paraqesin boshllëk njerëzor, dhe përgjatë fshatrave normandine që duken pa natyrë. Gjithashtu është e shprehur direkt përgjatë fundit të romanit, kur protagonisti e gjen veten në një studio në periferi të Parisit: “Kështu që unë tashmë isha në fazën ku kafsha e plakur, e plagosur dhe e vetëdijshme që ishte lënduar në mënyrë fatale, kërkon një strofull ku t’i japë fund jetës së saj ”.

Personazhi përmes të cilit romani i Houellebecq-ut zmadhon këtë pyetje të njeriut dhe natyrës së kafshës së plagosur, është pikërisht Florent-Claude Labrouste, një 46 vjeçar konsulent në Ministrinë e Bujqësisë në Francë. Pavarësisht pasurisë, lidhjes që kishte më një grua japoneze 20 vjeç më të re se ai, Florent-i vendos që të lërë gjithçka pas dhe të tentojë një jetë anonime, të padukshme. Ai heq dorë nga puna, braktis bashkëjetuesen e tij, Yuzu, të cilën e urren, dhe nis një udhëtim që është njëherësh një udhëtim brenda vetes së tij  dhe një eksplorim i shtetit francez bashkëkohor. Sakaq, ai është lidhur me një drogë të re të quajtur Captorix, “një tabletë e vogël, e bardhë në formë ovale”, që lufton depresionin duke rritur nivelin e seretoninës në gjakun e tij, por gjithashtu ka efekt anësor: “ulje të dëshirës seksuale dhe impotencë.”

Pjesa e mirë e këtij raporti gjen vend në stilin standard Houellebecquan. Florent-i si një personazh individual, në mënyrë të pashmangshme ka për qëllim të funksionojë si një model. Depresioni dhe pafuqia e tij është një metaforë për maskilitetin borgjez evropian në këtë dekadë të dytë të shekullit të njëzet e një. Houellbecq-u është i shkathët në interpretimin e tij të akronimeve burokatrike (AOP status,” “European AOCs,” “ABC+ and … ABC++ economic groups) dhe emrat e markave (Volvic, Mercedes, Coke Zero, Cruzcampo, Calvados). E para është përshkruar si absurde, ndërsa kjo e fundit është dhënë në një përzierje më të larmishme, ku autori vërtitet mes neverisë dhe admirimit për shpikjet e pafundme të konsumizmit golabal, ndonjëherë duke regjistruar të dyja ndijimet njëherësh, si në përshkrimin e tij në “MacBook Air-i im, një paralel i hollë alumini i krehur; e gjithë e kaluara ime peshonte 1.100 gramat”. Për këtë Houellebecq-u shton karakteristikat e tij reaksionare të markës tregtare, grupet e margjinalizuara gjithmonë reduktohen tek stereotipet fyese, gratë kufizohen vetëm tek pjesët e trupit dhe tek modelet e interpretimeve më të buta në këtë roman: “mbretëresha të vjetra”, “klasat e rrezikshme”, “malësorët ilegalë”, “parmak pemësh”, “fshatarë queer grekë”, “një tufë rumunësh”, “pjesë me lagështi”, “fat sult”.

Është një formulë e njohur për Houellecq-un, gjatë gjithë përpjekjeve për të dhënë hua gravitacionet tek ky këndvështrim përmes kalimit të referencave letrare dhe filozofike. Edhe pse këtu ka shumë pak rreth Florent-it, sipas parimit të tij, që e shenjon atë si një mendimtar të thellë ose më shumë si një lexues, ky roman i vogël është krahasuar me shumë francezë dhe europianë klasikë: Schopenhauer, Catherine Millet, Georges Bataille, Blanchot, Cioran, Loti, Segalen, Barbey d’Aurevilly, Christine Angot, Zola, the Marquis de Sade, Thomas Mann, Marcel Proust, Arthur Conan Doyle, Fyodor Dostoyevsky, Vladimir Nabokov, dhe për habi, brilanti që gati është duke u harruar, shkrimtari amerikan fantastiko-shkencor:  Thomas M. Disch.

Asnjë nga këto, në vetvete, nuk është e rëndësishme ose madhështore,  edhe nëse faqet kthehen pa vështirësi, pasqyra e brendshme e rastit është me ofertë. As fyerjet dhe as referencat e larta të kulturës nuk mund të maskojnë dyshimin e përgjumur se shkrimtari është po aq i cekët dhe i kufizuar në konceptin e tij për botën sa dhe protagonisti i tij. Prandaj, edhe pse pjesa më e madhe e gjysmës së parë të romanit i është dhënë Florent-it, duke kujtuar takime të ndryshme romantike dhe seksuale, të kuptuarit e tij për marrëdhëniet është aq i kufizuar sa bëhet i lodhshëm. Flitet shumë për dashuri, ashtu sikurse flitet shumë për seksin, por gjithçka kufizohet në bashkimin heteroseksual dhe trajtohet tërësisht në izolim nga çdo marrëdhënie tjetër, qoftë familja, miqësia apo bashkësia. Lidhja heteroseksuale në vetvete, për më tepër, kuptohet nga narratori i Houellebecq-ut përmes tri kornizave interpretuese: pornografike, romantike dhe biologjike. Në mënyrë të pashmangshme, secila prej këtyre përplaset me tjetrën.

 “Në vrazhdësinë e shkrimit, shpesh është diskutuar se ekziston në të vërtetë një kritikë e peizazhit të zbardhëllyer të marrëdhënieve njerëzore.”

Florent-i përshkruan për ne në detaje të pabesueshme, edhe pse ndonjëherë të lodhshme, hollësisht, dy mundësitë e përmbushjes së marrëdhënieve që vijnë sipas mënyrë së tij, njëra në të njëzetat me Kate Norvegjezen, tjetra disa vjet më vonë me Camille-n, prindërit portugezë të së cilës janë vendosur prej kohësh në Francë. Secilën nga këto mundësi ai e shkatërroi, ai e pranon, duke u zhvendosur në fluturime të pamenduara: herën e parë drejt një çështjeje me një grua pa emër nga Sao Paulo, dhe në rastin e dytë duke fjetur me një grua britanike me origjinë nga Xhamajka. Europa, në skajet e saj jugore dhe veriore, ofron mundësi, por bota e globalizuar i shkatërron ato, me gra që shfaqen në një nga vetëm dy format e disponueshme; si sirena të cilat shkatërrojnë potencialin romantik të lidhjes, ose si furi, si Yuzu, që e përthellon shkatërrimin. Më pas kur të gjitha mundësitë, romantike dhe seksuale janë zhdukur, mbetet vetëm plakja si proces i pashmangshëm biologjik i njeriut, kafsha e plagosur, dobësimi i tij seksual, theksuar nga moderniteti që nga njëra anë ia ofron pilula Captorix, dhe nga ana tjetër mundon marrësin e pajetë, duke parakaluar një grup të pafund trupash rinorë seksualë.

Houellebecq-u i ka renditur më parë këto fusha dhe në të njëjtën mënyrë.

Shtatë romanet e mëparshme – Sido që të jetë (1994), Thërrmijat elementare (1998), Lanzarote (2000), Platforma (2001), Ishulli i mundshëm (2006), Harta dhe Territori (2012), dhe Nënshtrimi (2015) – janë botuar gjatë dy dekadave. Çdo roman në vetvete mund të shfaqej dallues për një lexues që bie për herë të parë në kontakt me Houellebecq-un, por me një njohje më të ngushtë, ata fillojnë të turbullojnë shpejt njëri-tjetrin.

Çdo roman përmban protagonistë të ngjashëm me Florent-in: burra francezë, borgjezë të kapur nga trazira të brendshme, të mbushur me vetmi, dilema seksuale dhe gjendja e botës së globalizuar. Secili nga këta libra përfshin grafik, renditje skematike të seksit, me referenca të shpeshta nga pornografia në internet dhe turizmi seksual, të cilat, së bashku me përshkrimet e pashmangshme të papërpunuara të grave, kanë fituar vëmendje të konsiderueshme për Houellebecq-un si një shkrimtar rebel.

Në vrazhdësinë e shkrimit, është diskutuar shpesh, se ekziston në të vërtetë një kritikë, një mirëkuptim – i përforcuar nga narrativa të shpeshta, ashtu siç ekzagjeron shkrimtarët në intervista dhe esé – se ky peizazh i zbrazur i marrëdhënieve njerëzore, është ai që merr sulmi i viteve 1960 mbi mbërritjen e monogamisë heteroseksuale, përmes shkretëtirës së viteve 1980, në qasjen e drejtuar nga interneti, të globalizuar dhe konsumiste ndaj jetës së dekadave të fundit. Kjo nuk është një çështje interesante, por perspektiva e Houellebecq-ut për seksin ndoshta nuk do ta kishte shtyrë atë nga ana e tij drejt famës ndërkombëtare. Kjo, dhe në veçanti reputacioni i tij si një shkrimtar profetik, erdhi nga kryqëzimi në romanet e tij të anomisë seksuale dhe shkatërrimit së shoqërisë, në mënyrën se si Houellebecq-u përplasi forcat globale ekonomike dhe politike me jetën e vetmuar e të irrituar seksualisht të protagonistëve të tij. Kishte një përkitje të përsosur në kohën e romaneve, gjithashtu, duke filluar me rindërtimin e Evropës, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, përmes morisë së Bashkimit Evropian, globalizmit, luftërave të drejtuara nga SH.B.A.-ja që demonizonin muslimanët dhe Islamin dhe ngritja e Kinës në gjendjen e kolapsit aktual, ku nacionalizma të ngjashëm, agresivë, kërkojnë mbështetje popullore gjithandej kundër një sfondi të vazhdueshëm të shqetësimeve ekonomike, ndryshimit të klimës dhe elitave globale të përhershme.

Aksi shoqëror te “Serotonina”, sidoqoftë, nuk është Islami, por lëvizja e xhelatinave, individë mashkullorë të bardhë, të plagosur, që u lidhën më në fund me kolektivin e meshkujve të bardhë të plagosur, në vend që ta kundërshtonin atë, si në romanet e mëparshme që shtrënguan perëndimorët agonikë kundër virgjërisë së unifikuar të Islamit.

Minoritetet në fakt janë tërhequr kryesisht në sfondin e “Serotoninës”, të pranishëm qoftë si mundësi seksuale ose – si në rastin e investitorëve kinezë që blejnë pronë në Normandi ose emigrantë më të varfër që jetojnë në periferitë jugore të Parisit – të vlefshme sa për një koment të vetëm kalimtar nga Florent-i. Në vend të kësaj, burrat që përpiqen të mblidhen në një forcë rezistuese kundër shtetit, janë të përbërë nga fshatarë francezë në luftë, të udhëhequr nga ish-shoku i klasës së Florent-it: Aymeric d’Harcourt-Olonde.

Aymeric-u është mbase e vetmja figurë që mund ta përshkruash me afeksion në këtë roman. Jo pa pasoja, ai është gjithashtu personazhi i vetëm në një roman të populluar nga modelet ose hijet. Ndryshe nga Kate dhe Camille, mundësitë e idealizuara romantike të ndezura nga Florent-i, Aymeric-u duket se i posedon në brendësi. Në kolegjin bujqësor, ai është një i ri me flokë të gjatë, të egër, i butë dhe anti-kulturor. Pas diplomimit, edhe pse Florent-i nxiton për të punuar në Monsanto, Aymeric-u kthehet pas tek pronat e tij aristokrate ne Normandi për të provuar qumështin organik. Kur, disa vite më vonë, Florent-i shpërngulet në Normandi për të punuar në një organizatë bujqësorë të quajtur DRAF- Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Pylltarisë – ai zbulon se Aymeric-u ishte bërë një burrë i përkushtuar për familjen, duke luftuar me ekonominë që ka bujqësia e vogël, në një botë të globalizuar, por duke u përpjekur të guxojë për të.

Kontrasti, sigurisht, është i paramenduar, me qëllim që të zbulojë se edhe idealisti Aymeric është i dënuar që të dështojë në kushtet aktuale. Globalizimi dhe ndihmësi i tij, Bashkimi Europian, ka vënë fermerët rreth e përqark botës kundër njeri-tjetrit, në një proces ku fituesit e vetëm mund të jenë Monstanto, DRAF, dhe elita teknokratike që përfiton nga kjo marrëveshje në qendrat metropolitane si Parisi dhe Brukseli. Dhe kështu, kur Florent-i e ka braktisur punën e tij dhe Yuzu kthehet në fermën Harcourt, ai e gjen Aymeric-un duke ribashkuar në mënyrë metodike një pushkë sulmi ndërsa pinte vodka me shishe: “Ai kishte ndryshuar fizikisht, tiparet e tij ishin bërë të plota dhe  me nishane, por gjëja më e frikshme ishte shikimi i tij; një vështrim i ngathët dhe i ngordhur, që dukej se nuk ishte në gjendje të shkëpuste më shumë se disa sekonda nga soditja e zbrazëtisë.” Përfundimisht, Aymeric-u dhe bashkëfshatarët e tij marrin armët e tyre dhe bllokojnë autostradën për në Paris, shumë të ngjashëm me mënyrën e protestuesve jelek verdhë, të cilët kishin filluar ngritjen e barrikadave dhe filluan demonstrimet kundër qeverisë franceze që nga fundi i 2018.

Ky është ndoshta momenti më pikant në libër, sigurisht një lehtësim nga shikimi i Florent-it. Megjithatë, edhe kjo histori e një kryengritjeje zbulon kufizimet e zanatit të Houellebecq-ut. Ekziston gjuha, natyrisht, një pure e lehtë e tretshme, që duket se kanalizon libra vetëndihmues, thrillers dhe stilin e mbishkrimit të shkrimtarit horror amerikan të fillimit të shekullit të njëzetë: XX H.P. Lovecraft, punën e të cilit Houellebecq e admiroi mjaftueshëm sa për të shkruar një libër të tërë mbi të në fillim të karrierës së tij. Por Houellebecq-u, edhe pse e shpërndan racizmin e Lovecraft-it, është një shkrimtar shumë i vogël në krahasim me idhullin e tij në Britani. Lovecraft-i, krejtësisht i çmendur, e shpëtoi realizmin për një kozmografi mahnitëse të çmendur, por të fuqishme të të huajve antikë, që predikonin mbi njeriun e madhërishëm ashtu si njeriu i huaj kishte mbizotëruar të tjerët në shekullin e tetëdhjetë.

Houellebecq-u strehon ambiciet balzakiane, si dhe rapsodët lovecraftianë. Aymeric-u mund të mendojë zbrazëtinë me një vështrim të uritur, por nuk ka asnjë barasvlerë me Cthulhu në këtë univers, dhe mënyra e Houellebecq-ut është më shumë realizëm sesa fantazi. Përkundër dëshirës për të dhënë komente sociale për kushtet aktuale në Francë, Houellebecq-u e bën këtë vetëm në mënyrë sporadike.

Portretizimi këmbëngulës i Aymeric-ut si një idealist aristokrat – ai ka një prejardhje që shkon sërish në pushtimin viking të Normandisë – e bën fermerin një element feudal dhe e kapërcen datën e skadencës së tij; të guximshëm, por edhe donkishotesk. Gjithashtu, ka një kritikë asnjanëse që Houellebecq-u dëshiron të bëjë për korporatat dhe burokracitë nga diapazoni i thellësisë së krizës bashkëkohore.

Nuk ka asgjë tek Aymeric-u që kap përzierjen amorfe të të papunëve, gjysmë të punësuarve, kujdestarëve, pensionistëve, rinisë dhe sipërmarrësve të vegjël që karakterizojnë lëvizjen e jelekverdhve, dhe mashtrimi i të cilëve drejtohet jo vetëm në burokraci, por në një globalizim; elita urbane franceze, një klasë kapitaliste-teknokratike e ilustruar për ta nga Bernard Arnault, pronar miliarder i Louis Vuitton-it dhe shumëllojshmëria e mallrave Veblen, si dhe bankieri i kthyer në president, Emmanuel Macron.

Kjo antipati nuk është diçka që Houellebecq-u është i aftë ta kapë. Interesimi i tij nuk është në grupet kolektive apo qoftë edhe në shkatërrimet sociale, përveçse atëherë kur thyhet përmes mashkullit borgjez. Ka çaste të një vibrimi të brendshëm, si një vëzhgues gjerman antisocial takohet për të kaluar pronën e Aymeric-ut te një burrë nga i cili merr me qera një shtëpi njëkatëshe. I pari del se është pedofil, ndërsa pronari që e përshkruan veten si një “arkitekt i dështuar” dhe fizikisht ngjan me Florent-in, duket se ka qenë një mashtrues dhe besimtar i de Sade-es. Të dy burrat funksionojnë si figura (doppelgänger) për Florent-in, dhe së bashku ata sugjerojnë diçka si fundi drejt vdekjes, duke rrezikuar, por të lodhur prej faktit që Houellebecq-u beson; se lloji i tij i njeriut ka mbërritur.

Megjithatë, aftësia e Houellebecq-ut është më shumë sentimentale dhe melodramatike sesa delikate, dhe ai përfundon, pra, duke e theksuar shumë këtë. Florent-i, befas, shndërrohet në një stalker, duke përgjuar pranë shtëpisë së ish të dashurës së tij: Camille-s, i fiksuar pas vrasjes së djalit të saj katër vjeçar me një pushkë snajperi, punë për të cilën ai është ushtruar me Aymeric-un. Shkaku është shoqëruar në terma socio-biologjikë: “Veprimi i parë i një gjitari mashkull, kur ai pushton një femër, është të shkatërrojë të gjithë pasardhësit e saj të mëparshëm për të siguruar epërsinë e gjenotipit të tij. Ky qëndrim ishte mbajtur për një kohë të gjatë në popullsitë e para njerëzore.”

Nuk është dhe aq e paqëlluar të thuash se në fund Florent-i mund ta kapërcejë këtë akt vrasjeje, po aq sa mund të ekzekutojë fantazinë e tij për të kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga dritarja e studios në të cilën ai përfundimisht instalon veten.

Dekada më parë, përpara se të bëhej i famshëm, Houellebecq-u shkroi për Lovecraft-in:

Ne i lexojmë tregimet e tij me të njëjtën frymë të sëmurë në të cilën ai i shkroi ato.

“Serotonina” na sugjeron se duhet të jemi shumë të sëmurë për t’u bërë njësh me frymën në të cilën Houellebecq-u e shkroi librin.

Përktheu: Arbjona Çibuku

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top