Stacioni-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Stacioni-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

 

Mbërritja ime në qytetin N.

ishte e përpiktë.

 

Ti ishe lajmëruar

nga një letër e padërguar.

 

Ia dole të mos mbërrije

në orën e parashikuar.

 

Treni mbërriti në binarin e tretë.

Zbritën shumë njerëz.

 

Mungesa ime

ecejakej drejt daljes midis turmës.

 

Disa gra më zëvendësuan

ngutshëm

në gjithë atë nxitim.

 

Njërën madje erdhi ta takonte

dikush që nuk e njihja,

por ajo e njohu

menjëherë.

 

Ata shkëmbyen

një puthje që nuk ishte e jona,

ndërkohë që humbi

një valixhe që nuk ishte e imja.

 

Stacioni i qytetit N.

e kaloi më së miri provën

e ekzistencës objektive.

 

“E gjitha” mbetej në vendin e saj,

detajet zhvendoseshin në binarët e caktuar.

 

Ndodhi madje

edhe takimi që kishim lënë.

 

Përtej sinorëve të hapësirës

së pranisë sonë.

 

Në parajsën e humbur

të mundësive.

 

Tjetërkund.

Tjetërkund.

Si oshëtijnë këto fjalë të vogla…

 

Përktheu: Arlinda Guma

 

Piktura: “Ajo nuk u kthye”-David Inshaw

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top