Më 21 Tetor të vitit 1949, disa muaj pas botimit të “1984”-ës, George Orwell mori një letër nga Aldous Huxley, të cilit “Brave New World” i ishte botuar 17 vjet më parë.
Huxley konkludon:
Brenda gjeneratës së ardhshme, besoj se sundimtarët e botës do të zbulojnë se kushtëzimi i të miturve dhe narko-hipnoza janë më efikase si instrumente të qeverisjes, se sa klubet dhe burgjet, dhe se epshi për pushtet mund të përmbushet kënaqshëm duke u sugjeruar njerëzve të bien në dashuri me skllavërinë e tyre, po aq sa duke i rrahur dhe duke i detyruar të binden. Me fjalë të tjera, mendoj se makthi i “1984”-ës është i destinuar të modifikohet në një makth të një bote që ka më shumë ngjashmëri me atë që unë imagjinova në “Brave New World”. Ndryshimi do të vijë si rezultat i një nevoje të ndjerë për rritjen e efikasitetit. Ndërkohë, natyrisht, mund të ketë një luftë biologjike dhe atomike në shkallë të gjerë – në këtë rast do të kemi edhe makthe të tjera, vështirësisht të imagjinueshme.
Përktheu: Arlinda Guma