“Këpucët në breg të Danubit” – titullohet ky monument, që ndodhet në Budapest, Hungari.
Ai është ndërtuar në kujtim të 3500 të vrarëve nga fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
800 prej tyre ishin hebrenj.
Ata u urdhëruan t’i hiqnin këpucët dhe u qëlluan pranë lumit, në mënyrë që trupat e tyre të binin në ujë dhe t’i merrte rrjedha.
Monumenti paraqet këpucët e tyre të mbetura në breg…