Një buzëqeshje për t’u kujtuar – Charles Bukowski

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Një buzëqeshje për t’u kujtuar – Charles Bukowski

Ne kishim ca peshq të kuq,
dhe ata vërtiteshn rreth e rrotull,
në globin e qelqtë mbi tavolinë pranë perdeve të rënda,
që mbulonin pamjen që dukej prej dritares.

Nëna ime, gjithmonë duke buzëqeshur,
na donte të gjithëve të ishim të gëzuar.
Më thoshte: – Ji i gëzuar Henri!
Dhe kishte të drejtë,
është më mirë të jesh i gëzuar kur mundesh 
Por babai vazhdonte ta rrihte,
atë dhe mua,
disa herë në javë.
Ai nuk arrinte të kuptonte se çfarë e sulmonte së brendshmi.

Nëna ime, peshk’ i shkretë,
donte të ishte e gëzuar,
ashtu e rrahur dy apo tri herë në javë,
dhe kërkonte prej meje të isha i gëzuar:
– Buzëqesh Henri!
Përse nuk buzëqesh kurrë?

Pastaj do të buzëqeshte për të më treguar si…
Dhe ajo ishte buzëqeshja më e trishtë që kisha parë ndonjëherë…

Një ditë peshqit e kuq vdiqën, të gjithë, të pestë…
Ata pluskonin mbi ujë me sytë ende të hapur,

dhe kur babai u kthye në shtëpi,
ia hodhi ata maces,

atje në dyshemenë e kuzhinës,

dhe ne pamë se si nëna buzëqeshi…

Përktheu nga anglishtja: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Arlinda Guma: 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top