Nëntë shënime për ballinat e librave/Orhan Pamuk

in Letërsi by

Orhan Pamuk

 

  1. Nëse romancieri mund ta përfundojë një libër pa ëndërruar ballinën e tij, ai është i mençur, i harmonishëm dhe i rritur, plotësisht i rritur, por po kështu ka humbur pafajësinë, e cila para së gjithash e bëri romancier.

 

  1. S’mund t’i kujtojmë librat që duam më shumë pa kujtuar gjithashtu ballinat e tyre.

 

  1. Të gjithë do të dëshironim të shihnim më shumë lexues që blejnë libra prej ballinave të tyre dhe më shumë kritikë që përbuzin libra të shkruar me të njëjtët lexues në mendje.

 

  1. Përshkrimet e hollësishme të heronjve në ballinat e librave nuk fyejnë vetëm imagjinatën e autorit, por edhe të lexuesit të tij.

 

  1. Kur krijuesit e ballinave vendosin që një libër me titullin “E kuqja dhe e zeza” meriton një xhaketë të kuqe dhe të zezë, ose kur zbukurojnë libra me titull “Shtëpia blu” ose “Kështjella”me ilustrime të shtëpive blu ose me kështjella, na japin ndjesinë se s’janë treguar besnikë ndaj tekstit, por na bëjnë të vrasim mendjen nëse e kanë lexuar.

 

  1. Nëse, vite pas leximit të një libri, hedhim një vështrim mbi ballinën e tij, kthehemi sakaq tek ajo ditë, kur shumë kohë më parë, u ulëm me atë libër në një qoshe, për të hyrë në botën e fshehur brenda tij.

 

  1. Ballinat e suksesshme të librave shërbejnë si përçuese, duke na frymëzuar dhe çuar larg botës së zakonshme në të cilën jetojmë, për të na futur në botën e librit.

 

  1. Sa joshëse është një librari varet jo nga librat që ka, por nga shumëllojshmëria e ballinave të librave të saj.

 

  1. Titujt e librave janë si emrat e njerëzve: Na ndihmojnë të dallojmë një libër nga miliona të tjerë të ngjashëm. Por ballinat e librave janë si fytyrat e njerëzve: Ose ata na kujtojnë lumturinë që përjetuam dikur ose premtojnë një botë të lumtur që pret të zbulohet. Kjo është arsyeja pse shikojmë ballinat e librave me po aq pasion sa fytyrat.

         

          Përktheu: Granit Zela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top