Author

Admin - page 104

Admin has 1607 articles published.

Mbaji mend-Yehuda Amichai

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Mbaji mend-Yehuda Amichai

 

Mbaji mend ca vogëlsira. Mbaje mend si vishet

njeriu që ti do,

në mënyrë që një ditë, pasi ta kesh humbur, të dish të

thuash se ç’rroba mbante, xhaketën kadife, shapkën e bardhë.

Mbaji mend ca vogëlsira. Se nuk kanë fytyrë

dhe shpirti u rri strukur, e dënesa e tyre

i ngjan gazit të tyre,

dhe heshtja e tyre ka fuqinë e britmës së tyre

dhe temperatura e trupit të tyre vërtitet mes 98 dhe 104 gradëve

dhe s’marrin dot frymë jashtë kësaj hapësire të ngushtë

dhe nuk ua ka gdhendur njeri pamjen, a diç të ngjashme, s’i kujton njeri

dhe mbajnë në dorë gota plastike kur festojnë,

gota nga ato që përdoren veç një herë.

 

Mbaji mend ca vogëlsira. Pasi bota

është përplot me njerëz të lënë pa gjumë,

që s’kanë kënd afër t’i qajë një hall,

që ndryshe nga kafshët jetojnë

të strukur në strofullat e tyre dhe vdesin

përqafe në fushëbeteja

dhe spitale.

Dhe toka do t’i përpijë, të tërë,

qofshin të mirë a të këqinj, siç bëri me pasuesit e Korahut*,

gjithë ata që rreken t’i kundërvihen vdekjes,

që duan ta thonë diçka – deri në çastin më të mbramë,

duke u lutur apo mallkuar në një

klithmë vetmitare. Përpiqu de, mbaji

mend ca vogëlsira.

_____

* Personazh biblik, i njohur për kryengritjen e udhëhequr ndaj Mojsiut, e që bashkë me ndjekësit e vetë u dënua i përpirë nga toka (Numrat 16:1-40)

Përktheu: Edon Qesari

Nëse nuk keni klasën e mesme nuk keni lexues/Nje intervistë me Olga Tokarczuk, (Nobel 2018)

in A(rt)ktivizëm/Letërsi by

Nëse një shkrimtar shkruan një roman vetëm për aktivizëm, nuk do të ishte art i mirë. Duhet të kujtoni  që jam rritur në kohën komuniste, nën një propagandë shumë të fortë. Unë e di se si funksionon propaganda – ajo mund të thithë tërë energjinë artistike të një libri, të një piktori dhe kështu me radhë

Intervistoi: Theodora Danek

A ka letërsia një rol për të luajtur në përkufizimin e politikës apo për të kontribuar në aktivizëm? Apo letërsia është art dhe qëndron larg saj?

Olga Tokarczuk: Nëse luan një rol, do të thosha që nuk do të ndodhte me vetëdije. Nëse një shkrimtar shkruan një roman vetëm për aktivizëm, nuk do të ishte art i mirë. Duhet të kujtoni  që jam rritur në kohën komuniste, nën një propagandë shumë të fortë. Unë e di se si funksionon propaganda – ajo mund të thithë tërë energjinë artistike të një libri, të një piktori dhe kështu me radhë.

A ndiheni siku jeni duke punuar nën propagandë tani?

Olga Tokarczuk: Tani ka një propagandë të madhe në Poloni. Nuk e mbaj mend një propagandë kaq të madhe edhe gjatë fëmijërisë sime nën komunizëm. Ajo tani është shumë më e fuqishme dhe shumë më e sofistikuar, duke shfrytëzuar fuqinë e internetit dhe të lajmeve të rreme (fake news). Qeveria jonë dëshiron të krijojë një makinë propagande. Ata duan të kontrollojnë dhe përkufizojnë historinë, të rishkruajnë kujtesën për të kaluarën tonë, duke zhdukur çdo anë të errët. Në një kohë të tillë kur jetojmë tani në Poloni, roli i shkrimtarit është shumë i veçantë. Ne duhet të jemi njerëz të ndershëm dhe të denjë, të shkruajmë për botën në mënyrën e duhur.

A reflekton libri juaj i fundit: “Librat e Jakobit” mitin njëgjuhësh, monoetnik që po ndërtohet tani në Poloni?

Olga Tokarczuk: Mendoj se tema e librit tim – një Poloni multikulturore – nuk ishte e rehatshme për përkrahësit e këtij versioni të ri të historisë. Libri u bojkotua. Nuk përshtatet me rendin e ri narrativ. Është interesante për mua që luftërat bashkëkohore nuk zhvillohen në rrugë ose me armë, por me fjalë dhe narrativë. Kjo mund të shihet gjithashtu tek Rusia dhe Putini. Mbetet e diskutueshme se kush mund ta tregojë më mirë historinë.

Një aspekt interesant në lidhje me punën tuaj përballë qeverisë aktuale polake është pyetja se kush shkruan versionin e historisë që jep policia dhe kush do të përcaktojë rrëfimin e asaj që është ajo histori.

 Olga Tokarczuk: Në rastin e “Librave të Jakobit” ishte një çështje e brishtë e identitetit kolektiv. Narrativa e re është se ne duhet ta kuptojmë veten në terma kombëtar. E dimë që kjo është anakronike sepse mund të ndiejmë se koncepti i “kombit” është pak i ronitur. Nuk ka fuqinë për të përshkruar identitetin bashkëkohor të njerëzve që jetojnë në botë. Ne duhet të kërkojmë ide të tjera për të na përshkruar si kolektiv, si grup, si shoqëri. Por njerëzit përsëri kthehen tek kjo ideja e kombit. Sigurisht që Polonia është në mes të Evropës, dhe ne jemi në rrafshnaltë dhe gjithmonë kemi qenë një hapësirë ku ushtritë kalonin. Ne e humbëm identitetin tonë shtetëror duke u ndarë, etj. Nuk mund të presësh që asgjë të jetë “etnisht polake” – gjë që është një ide shumë e rrezikshme.

Kjo është mënyra se si njerëzit janë shkruar jashtë historisë.

 Olga Tokarczuk: Po – dhe të mendosh për gjak, në Evropën Qendrore, është çmenduri. Libri im tregon se Polonia po negocionte energji midis kaq shumë kombeve dhe kulturave, përfshirë kulturën myslimane, sepse ajo ndante kufirin me Perandorinë Osmane. Heronjtë e mi në libër janë hebrenj, ata ndryshojnë identitetin dhe fenë e tyre dhe bëhen polakë. Tregon gjurmët e vjetra të shumë traditave kulturore polake, si mesianizmi polak. Na tregon si një pikëpjekje kulturash të ndryshme në mes të Evropës. Është kaq e thjeshtë, kaq e vërtetë.

Romani “Fluturimet” është përkthyer në anglisht. Lexuesit kanë thënë që ka të bëjë me psikikën moderne për të mos qenë në gjendje të ngulitesh në një vendbanim, duke qenë gjithnjë në lëvizje. A do të thoshit se ideja për të qenë gjithmonë në lëvizje është një temë e të gjitha shkrimeve tuaja?

Olga Tokarczuk: Po. Kam shkruar një roman, “Shtëpia e ditës, shtëpia e natës”, që është një lloj himni për ngulitjen në një vendbanim. Heroina blen një shtëpi dhe në thelb është këngë për mrekullinë e të qenit në një vend, të lëshosh rrënjët aty. Por mendoj se e shkrova këtë libër si të isha në ëndërr; diçka që e imagjinoj si të bukur, por edhe të dhimbshme. Unë mendoj se të lëvizësh, të jesh i parrënjosur, është gjithmonë ide e ngulitur, lajtmotivi im. Edhe romani im debutues kishte “udhëtimin” në titull.

E keni përshkruar veten në të kaluarën si një shkrimtar i Evropës Qendrore dhe organizoni një festival në Silesia në Evropën Qendrore. Çfarë është të qenit një shkrimtar i Evropës Qendrore për ju? A është vendi që e bën të tillë? A është ideja?

 Olga Tokarczuk: Ende nuk e kam sqaruar këtë ide deri në fund, por kam një lloj qëndrimi intuitiv në lidhje me këtë. Mendoj se letërsia në Evropën Qendrore luajti një rol të ndryshëm në histori krahasuar me atë në Perëndim. Për shembull, në Evropën Perëndimore, letërsia ishte më shumë për kalimin e kohës së lirë dhe argëtim, për klasën e mesme, e cila me atë pasuronte përvojën e jetës.

Gjëja e parë është që letërsia luajti rolin e një arme. Ajo ekuilibroi identitetin e njerëzve nën pjesët e ndara të Polonisë dhe ndihmoi në mbajtjen e një gjuhe. Letërsia gjithmonë ka pasur një detyrë. Ishte gjithnjë politike, e përfshirë në gjëra politike.

Gjëja e dytë është se ne nuk kemi pasur një klasë të mesme për një kohë shumë të gjatë. E ndarë, Polonia kishte probleme ekonomike, dhe klasa e mesme fliste gjuhë të tjera – gjermanisht dhe rusisht – që ishin pjesë e shoqërive të tjera. Nëse nuk keni  klasën e  mesme nuk keni lexues! Nëse ka miliona njerëz analfabetë, nuk ka treg librash. Në Poloni poezia ishte shumë e njohur. Kemi dy fitues të çmimit Nobel për poezinë. Poezia ishte ky mjet, ky kanal për të shpjeguar se çfarë jemi, çfarë është bota. Poezia është më e lehtë për t’u mësuar përmendësh, mund të jesh në skenë, mund ta recitosh. Romani u vonua.

Nga ana tjetër, në Poloni ekziston një model i romanit që përfshihet historikisht, por këto libra janë shkruar për t’u dhënë kurajo njerëzve. Ata e rrëfyen historinë polake si të guximshme dhe heroike, si shpirtndërtuese. Misioni i tyre ishte të krijonin një përrallë të bukur. Siç e shihni, ka role të ndryshme të letërsisë. Shpesh më pyesin në Perëndim: – Pse ju shkrimtarët nga Evropa Qendrore shkruani libra të tillë eksperimentues? Mendoj se kemi ndjenja të ndryshme të realitetit. Realiteti ynë këtu nuk është i qëndrueshëm siç është në Mbretërinë e Bashkuar, në një ishull. Gjithçka është e njëjtë, gjatë gjithë kohës, ndërtesat e vjetra, pijetorete e vjetra. Ju i jeni bashkangjitur traditës. Nëse keni një kryeqytet të Një vendi si Varshava, i cili u shkatërrua plotësisht gjatë luftës, atëherë mund të bëni gjithçka që dëshironi në letërsi sepse gjithçka është e ndryshueshme, e rrjedhshme. Kjo ndjenjë e rrjedhshmërisë së realitetit është shumë e fortë. Të thuash një histori, të kuptosh një histori është si të kërcesh andej – këndej, me plot kthesa paradoksale. Ndoshta kjo ka një ndikim tek forma.

Kështu e pasqyron më mirë historinë, sepse ideja që historia është vetëm  rrëfim drejtvizor është natyrisht një projeksion. A mendoni se ndryshimi midis Evropës Qendrore dhe letërsisë tjetër është ideja që nuk është shkruar domosdoshmërisht për argëtim, është shkruar me një qëllim moral, me qëllim për të analizuar gabimet në shoqëri?

 Olga Tokarczuk: Po, kjo është sigurisht e vërtetë për letërsinë austriake. Është e dhimbshme, si hapja e një vrime në trupin tënd, ndjen po atë dhimbje. Kjo ndoshta është edhe për shkak të psikanalizës, farat e së cilës janë në Evropën Qendrore. Nëse mund të flisni për diçka të tillë si letërsia e Evropës Qendrore, është shumë më e thellë dhe më e errët, hedh dritë mbi anën e errët të njerëzimit. Unë mendoj se trashëgimia hebreje e letërsisë së Evropës Qendrore është një aspekt tjetër i rëndësishëm. Ishte aq e pranishme në shoqërinë tonë, në kulturat tona. Merrni rastin e mesianizmit polak, të marrë si një ide romantike polake për të krijuar identitetin polak, i cili është mjaft paradoksal: që të mund të merrni një ide hebreje për të ndërtuar identitetin polak dhe të përjashtoni hebrenjtë. Prania e tyre ishte shumë e frytshme.

 Pyetja e fundit: Kemi folur aq shumë për këtë rrjedhshmëri të kufijve. Çfarë do të thotë dhe si mund të përcaktohet shkrimtari polak? Po ideja e kombit që përcakton se kush është shkrimtari a ka rëndësi për ju, apo është e metë si  koncept sepse kombet janë një konstruksion?

 Olga Tokarczuk: Jam plotësisht e bindur që letërsia nuk ka kufij. Ekziston vetëm një letërsi, dhe ajo përdor gjuhë të ndryshme si mjetet e saj. Kjo është arsyeja pse përkthyesit janë kaq të rëndësishëm. Ata janë si hallka të brishta midis gjuhëve, duke na kujtuar se letërsia është një. Ndonjëherë kur lexoj një libër nga Kina mund të njoh diçka që është shumë personale dhe lëviz brenda meje. Kjo për mua është një mrekulli. Ka  diçka në pavetëdijen tonë të përbashkët që krijon letërsi. Unë jam shkrimtare polake prej gjuhës dhe kulturës, por e shoh veten si një shkrimtare universale.  

Olga Tokarczuk (1962) shkrimtare, aktiviste dhe intelektuale polake u lind në Sulechów të Polonisë. Pas studimeve për psikologji në Universitetin e Varshavës bëri debutimin e saj si shkrimtare më 1993 me “Udhëtimi i njerëzve të librit”, që u vlerësua me Çmimin e Botuesve Polakë për debutimin më të mirë në vitet 1993-94. Romani “Koha e lashtë dhe kohëra të tjera” (1996) përshrkuante një sagë familjare dhe merrej historinë polake të shekullit të 20-të. Romani “Shtëpi e ditës, shtëpi e natës” u botua në 1998 dhe është  roman ku miti dhe realiteti bëhen njësh. Prirja e hershme ndaj arketipeve dhe modeleve Jung-iane të interpretimit vërehet në tregimet e shkurtra Gra na wielu bębenkach (2001) dhe më me forcë në romanin “Fluturimet” 2007). “Plugo nëpër kockat e të vdekurve” (2009) është roman teknikisht më konvencional, por origjinal, me përsiatje  metafizike që kthehen në formë parodike. Vepra me mbresëlënëse e Tokarczuk deri më tani është romani “Librat e Jakobit” (2014). Ai është kronikë prej 1000 faqesh që portretizon vetëm jetën misterioze të Jacob Frank-ut, dhe njëkohësisht jep një panoramë jashtëzakonisht të pasur të një kapitulli gati të lënë në harresë në historinë evropiane. E përkthyer kryesisht në anglisht, frëngisht, suedisht dhe gjermanisht, Tokarczuk ka fituar shumë çmime ndërkombëtare të letërsisë, ndër të cilët Çmimin Ndërkombëtar Man Booker International (2018), duke u bërë e para shkrimtare polake e vlerësuar me këtë çmim dhe Çmimin Nobel për Letërsinë (2018)  Ajo është autorja e gjashtë polake që vlerësohet me Nobel për Letërsinë pas autorëve Henry Sienkiewicz (1905), Wladyslaw Reymont (1924), Isaac Bashevis Singer (1978, Jidisht) dhe Wislawa Symboska (1996).

____

Intervista e Olga Tokarczuk me Theodora Danek është realizuar në Maj, 2018, për revistën “Pen Transmissions”, revistë e botuar nga English Pen.

 Përktheu: Granit Zela

Një pacient i pabesë në spitalin tonë-Granit Zela

in Letërsi/Tharm by

Granit Zela

Në spital u zhgënjyen shumë kur pacienti doli nga koma. Madje, pak të thuash, u zhgënjyen; “u tronditën” do të ishte fjala e duhur. Ishte bërë gjithçka gati për një operacion të suksesshëm por, ndërsa po përshkohej me shtratin lëvizës nga dera e korridorit për tek salla e operacionit, doktoreshë Zerja pikasi një përpëlitje qepallash jo fort ogurmirë tek pacienti, i cili më pas i hapi sytë, pa i shastisur duke lëvizur sa majtas – djathas kokën dhe pyeti krejt i qetë, madje me ton deri diku ironik: Ku po më çoni kështu?

Doktoresha shtangu në vend. Edhe infermierja Jeta Sosja u habit jo pak, por ajo ishte gocë e re e pasionuar tej mase pas rrrjeteve sociale, ndaj tek ajo u vu re një lloj nënqeshje, e cila nuk mund të thuhej nëse ishte pasojë e befasisë së pakëndshme apo ngaqë kuturisi të lexonte ndonjë gjë për të qeshur në celular. Krejt ndryshe nga ajo, doktoresha e mblodhi veten dhe iu përgjigj pak e nervozuar pacientit: I nderuar zotëri. Ju jeni në gjendje shumë të rëndë dhe po ju çojmë urgjentisht në sallën e operacionit. Pastaj shtoi me ton dramatik:  Juve zotëri, keni një diseksion të aortës. Është çarje e tipit A, shpjegoi dhe i dha para shtratit por kjo shtyrje gjithë vendosmëri u shoqërua më një britmë nga ana e pacientit, një volum zëri që shkonte përtej etikës së komunikimit pacient i sapodalë nga koma doktoreshë shumë e interesuar për ta futur në operim.

Po çfarë operacioni po thoni se po më habisni? Mua më kanë bërë njëherë transplant aorte në Turqi!

Pikërisht, i nderuar zotëri. Ne jemi informuar hollësisht nga të afërmit tuaj dhe e dimë historikun e trajtimit tuaj mjekësor atje. Por, faza post operatore nuk është ndjekur me kujdes dhe duhet të operoheni me urgjencë ose do të humbni jetën, – ia ktheu doktoresha. Frazën e fundit “do të humbni jetën” doktoreshë Zerja e shoqëroi duke parë në mënyrë triumfuese nga posteri impresionues anash sallës së operimit ku shkruhej: “Live life!”, por më pas sikur u mëdysh për efektin e saj tek pacienti për shkak të dyshimit që pati nëse ai zotëronte njohuri të mjaftueshme në gjuhën angleze sa për të kuptuar mesazhin e saj. Po të ishte në shqip, ndoshta fjalët e posterit do të ndikonin sadopak, kurse tani ishin fjalët që ajo do të thoshte ato që do të vendosnin fatin e këtij operacioni kaq të dëshirueshëm nga stafi operues, por jo nga pacienti kokëmushkë.

Po nuk operohem këtu moj zonjë, ia preu shkurt, pacienti.  – Unë po u operova ndonjëherë për herë të dytë, operohem në Turqi, ku jam operuar herën e parë.  Të betohem që nuk operohem këtu!

I nderuar zotëri, ia ktheu doktoreshë Zerja duke shfaqur një mirëkuptim dhe vetëpërmbajtje të admirueshme, duke pasur parasysh se në të vërtetë po xhindosej aq keq sa me mendje e kapi tek qafa pacientin dhe ia përplasi kokën për muri, se po bëhej goxha i padurueshëm dhe seç kishte njëfarë dëshire t’i jepte një dru të mirë e ta kthente sërish në koma.

Ju nuk jeni në gjendje për të dalë jashtë spitalit se rrezikoni humbjen e jetës, e jo më për të shkuar ndokund, në këtë gjendje, është e paimagjinueshme, dhe e sigurtë që do të vdisni, – i sqaroi me korrektesë të përsosur doktoresha.  Për më tepër, fëmijët tuaj në Turqi janë në dijeni të ndërhyrjes tepër urgjente që duhet bërë dhe kanë dhënë miratimin e tyre. Ata e dinë shumë mirë që unë personalisht kam komunikuar vazhdimisht me mjekët që ju presin në sallën e operacionit dhe kostoja e pagesës është ulur nga pesëmbëdhjetë mijë euro në dymbëdhjetë mijë. Dhe kjo falë meje, thjesht për të treguar të vërtetën, jo se dua të marrë ndonjë meritë, theksoi ajo duke treguar me mimikë se ndihej jo pak e fyer.

– Pastaj, me një ton martireje, doktoresha i rrëfeu se si të afërmit e kishin sjellë gjysmë të vdekur; se si ajo u kishte kërkuar të lidheshin me djemtë e tij dhe të viheshin në dijeni për koston e operacionin, e cila ishte pesëmbëdhjetë mijë euro dhe se si doktoresha  kishte ndërhyrë duke folur me mjekët e bërë gati në sallën e operacionit që të negociohej me djemtë në Turqi për një çmim të leverdisshëm për operacionin duke propozuar një ulje prej tre mijë eurosh, shumë e cila kishte marrë miratimin e djemve të pacientit në Turqi, por kishte marrë gjithashtu edhe dakordësinë e mjekëve mirëkuptues, të dhembshur dhe humanë që prisnin në sallën e operacionit.

Nuk kishte dyshuar asnjëherë tek virtytet e kolegëve të saj sepse e dinte fort mirë që ata e kishin shumë përzemër Betimin e Hipokratit atë betim që e lexonin përherë kur organizoheshin mbledhje nga menaxherët, të cilët nga ana e tyre falenderonin personelin mjekësor për shtimin e hatashëm të numrit të operacioneve në spital dhe suksesin e padiskutueshëm financiar. Në takime të tilla citohej shumë: “Shëndeti i pacientit do të jetë brenga ime më e madhe” dhe ja pra, theksohej në këto takime, nëse mjeku dyshon për probleme të pacientit në zemër, një operacion në zemër e shton jetëgjatësinë e të sëmurit dhe le ta pranojmë, ajo shton edhe të ardhurat e fitimit neto. Spitali “Live life!” e urrente para së gjithash hipokrizinë. E pranonte hapur se ishte biznes dhe më mirë ta pranosh e të jesh i sinqertë me objektivin e operimit të thuajse të çdo pacienti.

“Opero! Opero! Opero!”, përsëritej papushim. Opero të shëndoshin dhe të sëmurin, pa u ndikuar nga përkatësia e besimit, e kombësisë, e racës, e politikës apo përkatësia klasore. Opero dhe kërko të njëjtën pagesë si për VIP-at edhe për anonimët, si për pasunarët edhe për katundarët, si për politikanët edhe për prostitutat.  Opero, opero, në kokë, në trup, në zorrë qorre, kudo! Operimi, në fund fare, ishte akt i pashoq patriotik. Qindra pacientë të kombësisë shqiptare harxhonin mijëra euro nëpër spitalet e botës (siç rrezikonte të ndodhte edhe me këtë pacient kokëderr që këmbëngulte të operohej në Turqi) ndërkohë që duke u operuar në atdheun tënd, trupi yt i sëmurë shëndoshte ekonominë e vendit, fuqizonte sektorin privat, lumturonte stafin e spitalit, menaxherët, pronarët dhe sigurisht bënte me krahë familjarët e tyre.

Tani zoti Aqif kini mirësinë të na vazhdoni t’ju lejojmë drejt sallës së operacionit… ‘ iu drejtua dokotoreshë Zerja e cila nuk donte të humbte kohë, por gjërat nuk po ecnin mbarë atë ditë për doktoreshën tonë e cila kur bëhej nervoze, gjë që ndodhte rrallë, shumë rrallë, ngatërrohej dhe bëhej lëmsh.

– Zot i madh! shpërtheu pacienti. Nuk e kam emrin Aqif! Dhe thuhet “kini mirësinë të na lejoni të vazhdojmë” “jo “kini mirësinë të na vazhdoni t’ju lejojmë!”

I nderuar zotëri, le të mos i ndërlikojmë procedurat e operacionit, –ndërhyri doktoresha e nervozuar edhe më shumë. – Nën efektin e kurvës, do ta merrni veten dhe madje do të jeni mirënjohës për shërbimin e ofruar në spitalin tonë.

Boboooooo, – briti pacienti duke vënë duart në kokë. Thotë “nën efektin e kurvës”. Po ky është spital apo bordello moj zonjë?

Ju më keqkuptuat zotëri. Unë thashë:“Nën efektin e kurës” Nuk e di pse sajoni gjëra të tilla!

– I nderuar pacient, – ndërhyri edhe një herë tjetër doktoreshë Zerja. Ju lutem, mos vini në dyshim përgatitjen time profesionale. Jo për mburrje, por për t’u qëndruar besnikë fakteve unë jam autorja e një botimi pornografik në fushën e trajtimit post-operator. Jo po që ta dini…

Botim monografik  – korrigjoi duke qeshur vesh më vesh infiermierja Jeta, e cila ishte shumë e qetë krahasuar me këta dy tipat që po ziheshin në korridorin e spitalit. Ajo madje po ndihmonte goxha shumë në qetësimin e situatës.

– Tani kam disa pyetje për ju dhe i dua përgjigjet tani,  tha pacienti me vendosmëri: A jam në një spital këtu? Po ju, a jeni jeni doktoreshë? Vërtetë po më çonit për të më bërë operacion? Ma provoni që ky nuk është spital psikiatrik!

Ju lutem, zoti Arif, – korrigjoi veten aty për aty doktoresh Zerja. Ishte thjesht lapsus, krejtësisht normal kur pacienti shfaq sjellje të çuditshme para operacionit. E çuditshmja është që ju nuk e keni marrë akoma narkozën dhe po kini haluçinacione… Nejse, prisni pak ju lutem, sa një i afërm i juaji të njoftohet që ju e kërkoni. – Kini durim ju lutem, – porositi ajo duke parë nga infermierja e cila rrasi celularin në xhep dhe sakaq ia behu tek familjarët duke i lajmëruar që pacienti kishte dalë nga koma dhe kërkonte njërin prej tyre.

Ajo bashkë me zotin Lipi, njërin nga fqinjët, mbërritën me një frymë. Doktoresha kishte arritur ta shtynte barrelën drejt sallës ku pritej të kryhej me sukses operacioni, dhe e kishte bërë këtë akt sakrifice profesionale në debat e sipër për emrin e tij e cila sipas pretendimeve të pacientit dhe verifikimeve përkatëse e kishte Sherif.

Quhej Sherif Trahanaja, gjashtëdhjetë e shtatë vjeç, pensionist, që kishte punuar gjithë jetën mësues i gjuhës shqipe në katunde të Tiranës, me dy djemtë emigrantë në Turqi.  Pacient Sherifi dukej i zemëruar jo vetëm për faktin se as  nuk e çonte ndërmend të bënte operacion aty, por ishte i zemëruar me gabimet në të folur që bënte doktoresha gjatë komunikimit profesional me të. Ai ishte i sigurt njëqind përqind që doktoresha i kishte thënë:“Ju falimenderoj” në vend të “Ju falenderoj” dhe kjo e kishte menderesour fare komunikimin etiko-institucional doktoreshë e nervozuar – pacient i xhindosur.

Sidoqoftë, u saktësua se pacient Sherifi donte takonte drejtorin e spitalit dhe as që bëhej fjalë të hynte tek salla e operacionit. Në takimin që pati me drejtorin ekzekutiv, pacienti Sherif Trahanaja kuptoi se nuk ishte tek zyra e këtij të fundit, por tek ajo që quhej “Salla e Konferencave” dhe drejtori, zoti Arian Rryshfeti, i specializuar në SHBA, i bëri pacientit një prezantim mbi strukturën spitalore, vizionin që ata kishin, mjediset e godinës shumëkatëshe ku u shërbehej pacientëve, sallat e opracionit (duke i dhënë mundësinë të zgjidhte njërën), sallën e reanimacionit, të lindjes, protokollet e bashkëpunimit me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare etj.  Në fund të kësaj panorame të shkurtër, zoti Feti i prezantoi disa nga anëtarët e personelit të spitalit, dhe saktësisht kirurgun vaskular zotin Hazbi Koburja, anestezisten e reanimacionit zonjën Ana Putana, prezantime të kryera në praninë e doktoreshë Buldozeres, infermieres Jeta Sosja dhe kardio-kirurgut Sait Kasapi.

Shfrytëzoj këtë rast,  tha drejtori duke shprehur me gjeste kënaqësinë që kishte, t’i japim në praninë e pacientit tonë potencial, Medaljen e Mirënjohjes, infermieres Jeta Sosja. Infermiere Jeta, ka përdorur një risi në shtimin e klientelës duke përdorur rrjetet sociale. Ajo ka marrë qindra ftesa për miqësi pasi ka reklamuar në rrjete sociale shërbimet që ofron Departamenti i Burimit të Kulluar (DBK) në spitalin tonë, i cili ofron kundrejt një pagese të papërfillshme operacionin e rindërtimit të himenit.

– Ne duhet ta pranojmë, – tha me ton filozofiko – shkencor drejtor Feti, se rinia jonë, sidomos djemtë tanë që kanë marrë udhët e botës në emigracion e kanë shumë të nevojshme gjetjen e bashkështorteve me kushtin e panegociueshëm të virgjërueshmërisë. Është iluzion ai, sipas të cilit, pas natës së parë të martesës djemtë tanë nuk nxjerrin çarçafët me atë njollën e kuqe për t’u krenuar para familjes, katundit, madje vetë kombit. Jo, të nderuar kolegë, djemtë tanë nuk nxjerrin më çarçafë, por përdorin rëndom grupe në Whattsup, ku njoftojnë në kohë reale, prindërit, dajallarët dhe fisin për rezultatet e provimit virgjëror. Disa prej tyre po përdorin dendur televizionet lokale, dhe njoftimet në media.

Duke bërë këto ndërhyrje, ne si department kemi shmangur dhjetëra drama sociale, konflikte deri edhe të armatosura mes fiseve të djalit dhe vajzës, por, çfarë është edhe më e rëndësishmja, sigurojmë një fund të lumtur jo vetëm për djemtë e burrat që nuk i kanë braktisur trojet e tyre por edhe për emigrantët në Greqi, Itali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Angli, Kinë, etj. Dhe për këtë, meritë ka padyshim përkushtimi i koleges sonë për ta vetëdijesuar publikun për këtë shërbim, i cili po sjell në shoqërinë tonë paqen e shumëdëshiruar sociale.

E vërteta ishte që pacient Sherifi, gjatë gjithë kohës rrinte sikur ishte në koma dhe vetëm kur zonjusha Jeta nisi të flasë e mallëngjyer, ai u përmend, pa me vëmendje secilin prej tyre duke mos u besuar syve dhe bëri me shenjë ta nxirrnin jashtë. Pastaj, kur e pa se askush nuk po reagonte, u ngrit nga barrela, u sigurua se e mbanin këmbët për bukuri, tha një “hajt mirupafshim”, doli nga dera, dhe iku sikur të mos kishte qenë kurrë as në koma dhe as në.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe doktoreshë Zerja nuk arriti të bënte asgjë. Ajo ishte betuar me vete që nuk do të fliste kurrsesi në prani të drejtorit ekzekutiv, por si duket ky betim për të mos folur sikur ishte perceptuar gabimisht nga truri i saj i vogël si betim për të mos bërë asgjë, ndaj edhe gjymtyrët e saj nuk bënë asnjë lloj reagimi gjatë kohës që pacienti u largua. Ja, doktoreshë Zerja është aty, mes kolegëve të spitalit, ku sapo ishte arratisur një pacient  ndërsa ky pacient pasi kishte takuar të afërmit që e prisnin tek sheshpushimi në fund të korridorit, kishte hipur në taksi dhe ishte nisur drejt shtëpisë së vetë duke u përpjekur t’i bindte se ishte shumë mirë dhe se duhej të fliste në telefon me të bijtë emigrant në Turqi.

Tek shtëpia, pacient Sherifi fjeti gjumë si i vdekur, deri aty nga mëngjesi kur u zgjua me dhimbje të forta stomaku në anën e djathtë poshtë brinjës. Mezi merrte frymë kur mori në telefon djalin e vogël në Turqi, të cilit i tha se kishte edhe temperaturë, por e ndërpreu telefonatën në mes duke u rilidhur përsëri me të pak më vonë për t’i treguar se kishte pasur të vjella. Të dy djemtë e qortuan që nuk ishte operuar në spital, i prenë biletën për Turqi dhe folën me një shok të tyrin, Bimin, që të siguroheshin që ati i tyre do të nisej atë mbrëmje. Ishin në merak se mos i ndodhte gjë gjatë udhëtimit, mos binte në koma në aeroport, rrugës për atje apo i rritej temperatura, prandaj, për siguri, ia i prenë biletën edhe shokut të tyre të ngushtë për ta shoqëruar.

Kur ata telefonuan tek siptali “Live Life!”, iu tha se babai i tyre do të vdiste rrugës nëse nisej për Turqi. Personeli i specializuar i spitalit, i kualifikuar dhe trajnuar jashtë shtetit pikë për pikë sikurse thuhej tek Betimi i Hipokratit: “Që nga fillimi do ta ruajë jetën e njeriut në mënyrë absolute” e ndjente për detyrë t’i vinte në dijeni se stafi profesionist dhe shumë i përkushtuar kishte bërë të pamundurën për ta operuar, por pacienti nuk kishte pranuar, ndaj edhe të bijtë duhej të paguanin vetëm shërbimet e ofruara duke nisur që nga  konsultimet e hollësishme me të me pyetje-përgjigje, të mbajtura shënim bashkë me procesverbalet përkatëse, akomodimin në barrelë, analizat e kryera, etj, të gjitha vetëm një mijë e pesëqind euro, por spitali me bujari bënte ulje prej pesëqind eurosh, duke u mjaftuar me një mijë euro. Sigurisht, nuk ishte e nevojshme që fëmijët e pacientit të paraqiteshin tek financat për të bërë pagesën, mund të paguanin në një numër llogarie bankare të hapur me qëllim lehtësimin e procesit për klientët, por pagesa mund të bëhej edhe nga familjarë, farefis ose thjesht të njohur të pacientit ose familjarëve të tij.

Por, babai juaj do të vdesë, – i kishin garantuar ata, duke e lënë të hapur mundësinë për një operacion të mundshëm nëse ai ndërronte mendje në momentin e fundit, duke mos e ndërmarrë atë udhëtim fatal dhe të trishtë për të dhe fëmijët e tij të cilët nuk do ta shihnin më të gjallë, por ati i tyre ai nuk ndërroi kurrsesi mendje dhe u nis bashkë me shokun e ngushtë të djemve drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Djemtë e Sherifit kishin shumë frikë se do ta humbnin përgjithmonë të atin, sikurse kishin marrë garanci absolute nga doktorëte spitalit “Live Life!” dhe flisnin vazhdimisht në telefon me shokun e tyre të ngushtë i cili i informonte për gjendjen e babait. Bijtë njoftuan doktorin që kishte bërë operacionin e të atit të tyre dhe aq ipikëlluar dhe i frikësuar kishte qenë zëri i tyre sa doktor Ogǔz-i kishte shprehur gatishmërinë që të dilte në aeroport dhe pastaj ta shoqëronte menjëherë për në spital. Mirëpo bijtë i kishte kapur paniku dhe merrnin në telefon në spitalin “Live Life!”, duke i pyetur se si kishte mundësi që ati i tyre kishte mbërritur në aeroport, kishte hipur në avion dhe a kishte gjasa që të arirnte shëndosh e mirë të paktën deri në aeroportin “Sabiha Gökçen.”  – Ta shohim për herë të fundit gjallë, – kishin thënë ata gjatë thirrjeve teleofonike, kaq siguri duam nga ju, vetëm kaq.

– Por jo mor zotëri, babai do të vdesë me siguri gjatë fluturimit, – jepnin garanci ata. – Ju duhet të kishit bërë të pamundurën që ai të ishte operuar në spitalin tonë, por nuk e kryet si duhet detyrën e fëmijës kundrejt babait të tij biologjik. Më fal se nuk duam të shprehemi se është babai juaj, por ai u tregua një pacient i pabesë. Shqiptari kur e jep fjalën, e mban. Ju na dhatë besën se do ta operonit, por babai juaj e theu atë. Tur për Zotin. Njeriu për nder rron…  -Dhe mbajeni mend, kishin shtuar ata: – Nëse vjen gjallë në aeroport, me siguri do të japë shpirt aty. Nëse nuk vdes aty, me siguri do të vdesë rrugës për në spitalin ku ka kryer operacionin për herë të parë. Po nuk vdiq rrugës, do të vdesë duke shkuar për tek salla e operacionit, por mund të vdesë edhe gjatë operacionit ose gjatë fazës post-operatore, këtë ua garantojmë,  kishin theksuar ata telefonatën e fundit duke u bërë të ditur edhe shifrën që duhej të paguanin për atë konsultë telefonike.

Madje, duke respektuar edhe etikën e komunikimit doktor-pacient, në emër të spitalit ata i shprehën paraprakisht ngushëllimet ndërsa fjalët nuk mjaftonin të shprehnin pikëllimin e tyre. Doktoreshë Ana u lexoi letrat e ngushëllimit që stafi i tyre kishte shkruar për këtë humbje, duke shprehur simpatinë e tyre më të lartë për të ndjerin, ata iu bashkoheshin lutjeve të fëmijëve të tyre duke uruar që të gjenin ngushëllim tek njerëz të afërt që do t’u gjendeshin pranë, zemrat e tyre ishin me ta.

Vetë drejtori ekzekutiv, zoti Feti, shprehej se pas humbjes së mundësisë për ta operuar pacientin, kjo humbje ishte më e madhja, më e dhimbshmja, më e papërballueshmja. Drejtori siguronte se do t’u gjendej përkrah në këtë situatë e vështirë dhe do t’u bënte një ulje tjetër në pagesën e radhës që duhej të bënin për konsulencën telefonike që ata e kishin marrë pa ndërprerje natën kur i ndjeri do të ikte nga kjo botë.

Nuk diskutohej që koha e leximit të ngushëllimeve ishte pjesë e përllogaritjeve të kostos së “konsulencave telefonike” por djemtë e Sherifit ishin bërë tym e mjegull nga ankthi, madje kaluan në panik. Ata as shkuan bashkë me doktor Ogǔz-in në ambulancën e vënë në dispozicion nga spitali “Hayat pahalı” dyzet minuta larg aeroportit. Babai i tyre arriti gjallë por ato dyzet minuta deri në spital, por për bijtë e pacientit ishin dyzet minuta ferri. Të frikësuar se babai do t’u vdiste ata ankoheshin gjatë gjithë rrugës që ambulanca po ecte ngadalë. Shoferi i ambulancës, një mesoburrë që quhej Sabahatin, eci më shpejt se kurrë ndonjëherë pavarësisht se djemtë e pacientit shqiptar nuk ishin të kënaqur. Sapo arritën, duke shfrytëzuar rastin që pacienti nuk kishte vdekur akoma, doktor Ogǔz-i bëri një ekzaminim praprak me anë të një ekoje që e kreu radiologu më i mirë i “Hayat pahalı” doktor Orhani. Ai solli përgjigjet e ekos dhe analizave të gjakut, të cilat i panë me vëmendje bashkë me doktor Ogǔz-in dhe arritën në përfundimin se zoti Sherifi kishte gur në tëmth. Për fat të keq, gjendja e tij bënte të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Po këtë mendim kishin edhe pas konsultimit me një gastroenterolog dhe pacienti Sherif Trahanaja e pa veten drejt e tek salla e operacionit.

Operacioni vajti shumë mirë dhe doktor Ogǔz-i u shpjegoi bijve të pacientit të tij se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Bijtë e Sherifit nuk u besuan veshëve dhe i shpjeguan që në spitalin në Tiranë u kishin dhënë garanci se babai i tyre do të vdiste. – Aha, – nënqeshi, doktor Ogǔz-i. Nuk po bëni shaka apo jo? Vërtetë kështu ju kanë thënë apo nën ndikimin e stresit mendoni se ua kanë thënë, pasi kjo nuk është kurrsesi e mundur. Pacienti do të bëhet shumë mirë dhe nuk ka kurrfarë rreziku për jetën.

– Si nuk ka rrezik për jetën? Ata na kanë lexuar edhe letrat e ngushëllimit me rastin e vdekjes së babait tonë, – shpjeguan ata.  Sipas tyre ai nuk rron më…

Do të rrojë, do të rrojë… si i thoni ju atje në Shqipëri, keni një thënie që më pëlqen shumë  …ah po… do të rrojë sa malet. Kështu thoni apo jo? Kështu më ka uruar një pacient nga Shqipëria. Doktor Ogǔz-i rrofsh sa malet, rrofsh sa malet.. Sa më pëlqen kjo shprehje. Unë jam lindur në një fshat malor. Malet nuk vdesin kurrë. Edhe babai juaj sa malet do të rrojë, u tha ai duke ju buzëqeshur.

Ndërsa doktor Ogǔz-i u ndryshoi jetën me këto fjalë të bekuara që u tha bijve të Sherifit në spitalin “Live Life!” përfundoi ndërkohë operacioni i pacientit ndërhyrja kirurgjikale e të cilit nisi pas procesit të analizave që i udhëhoqi doktoreshë Zerja. U arrit në përfundimin që duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Në të vërtetë zemra e tij punonte si sahat, por doktoresha e bisedoi çështjen me laborantet dhe ranë dakord që të ndryshoheshin një çikë pak më shumë se zakonisht rezultatet e analizave të klientëve atë muaj, në mënyrë që të kapnin numrin e operacioneve që ata i kishin vënë vetes objektiv si department në mbledhjen e fundit me drejtorin ekzekutiv. Falë reflektimit dhe ndërhyrjes vendimtare të doktoreshë Zeres, plani i operacioneve u tejkalua si kurrë ndonjëherë më parë.

Në fund të atij muaji, mësues Sherifi po pinte kafenë i kënaqur me bijtë e tij në ballkonin e apartamentit të djalit të tij të vogël, kurse doktoreshë Zerjes iu komunikua nga vetë drejtori ekzekutiv anullimi i paralajmërimit të pushimit nga puna dhe një rritje e mirë rroge për shkak të profesionalizimit që kishte treguar në punë. Drejtori, në prani të disa kolegëve të saj, mes të cilëve doktoreshë Ana, doktor Hazbiu, doktor Saiti dhe infermiere Jeta, i dhuroi asaj edhe një pikturë si dhuratë për përkushtimin e saj në punë. Aty ishin gdhendur me shkronja të arta fjalët e një thënieje të shkëputur nga Betimi i Hipokratit, betim kaq i dashur për spitalin “Live Life” dhe pikërisht vargu: “Nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm.”

Drejtori ishte i bindur se doktoreshë Zerja nuk do ta thyente kurrë betimin për shtimin e pandërprerë të operacioneve, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballet, siç ishte rasti i atij pacientit të pabesë Sherif… si e kishte ai. Sherif Tralalaja. Por e rëndësishme ishte të shihej përpara dhe këtë kishte bërë edhe doktoreshë Zerja, ashtu si kolegët e saj të suksesshëm Jeta Sosja, Sabit Kasapi dhe të tjerët, se nuk donte t’i përmendte emër për emër. Drejtori nuk ishte kursyer për të blerë me këtë rast një pikturë, e cila kishte kornizë të praruar dhe kishte kushtuar një grusht parash.

 – Ja, kështu u mbledhshim vetëm për gëzime! – deklaroi gjithë entuziazëm ai.

Gëzime paçim plehrë, – desh iu përgjigj duke buzëqeshur gjithë dashamirësi doktoreshë Zerja, por sakaq e kuptoi që truri po ia jepte sinjalin gabim, dhe duhej të thoshte “Gëzime paçim përherë” prandaj dhe nuk tha asnjë fjalë.

Ajo ia nguli sytë pikturës dhe nuk i hiqte dot prej andej.

– Hë, si të duket, – e pyeti drejtori, për ta larguar nga përhumbja në të cilën u harrua.

Është mbesëlënëse, – u përgjigj ajo duke u përmendur.

– Është mbresëlënëse, korrigjoi aty për aty edhe pse nuk kishte asnjë arsye që të ishte nervoze.

Nuk kam arsye të jem nervoze, mendoi me vete kur doli në korridor.

Dhe në të vërtetë nuk kishte as ajo, as pacient Sherifi, dhe askush në spital.

Ishte histori me fund të lumtur.

Madje me lumturi goxha të tepërt.

REPUBLIKË-BESNIK CAMAJ

in Letërsi/Tharm by

REPUBLIKË-BESNIK CAMAJ

 

strehë e dashnisë sime të pambarueme

anipse copë-copë

kam ra n’dashni me ty edhe pa t’pasë

më ke ngrohë

m’ke dhanë dije e m’ke ba hije

më thërret n’emën e mbiemën

m’i mbron rrënjët edhe fijet

e sa herë dua me t’përshndetë

bahem pluhun i rrugëve tua

t’kapi për strehe

e ngreh kryet me t’pa

e me ta ba me dorë

sakaq shi e breshën m’godet në kokë

bahem qull

rrugë me gropa

 

kajherë edhe ndoj fërfëllizë

m’i shkund flokët

e m’i çnduk një nga një

veç atyne t’fortave

që janë tha n’qëndresë

e n’pendesë

kanë marrë ngjyrë shkëmbi

 

po unë nuk të lëshoj doresh

se kështu m’ke gatu

edhe nëse të heq ndojherë kur djersij

të vë prapë mbi kokë

s’mundem pa ty

 

edhe ashtu kimet janë rrallu

të mbramat janë me fat

shkretina po hapnohet nga shkujdesja

tash krejt çka bie mbi

rrëshqet curril

kajshëm e skajshëm

 

ta dish

aty mbas veshit

i kam mbledhë tana pikat e shiut

e i kam shpërnda në tela t’shpirtit

me u tha e me u tretë bashkë me erën

dhe me atë shijen që s’më hiqet

asnjëherë nga mendja

 

e dashtun

t’kam ruajtë

ashtu si kam mujtë

me krahë e pa krahë

në breshën e stuhi

me njëqind mijë telashe

e me shumë kufij

 

bukur shpesh

m’asht dridhë zemra

nga veshët e mureve

nga telat shpues

dhe nga anijet e pa kthim

 

po edhe nga ikja e çasteve

kur kapeshim për asnji gja

e nuk shiheshim sysh

kur folnim pa mendu

e i kthenim shpinën njani-tjetrit

në vend që t’i kuronim plagët

pa këmbana

e të jetonim bashkë

me mendje t’ndritun

e dashni t’pafikun

 

ma e dashtuna ime

të vë prapë mbi kokë

po tash të plotë

me tana skajet

dhe nuk të heq më

që të më mbrosh

e të më ruash bjeshkët

me gjithë ata shtigje e ata brigje

ku e lashë frymën time

n’vrap me këngë

për lule t’bukura

dhuratë për gjyshet

nanën

dhe për disa mësues të mirë

 

dua të m’i ruash

dhe kthjelltësitë

e Ujit të Ftohtë

të Synit Kaltër n’veri e jug

e të burimit të Drinit

ku futja kambë e duar

për t’nxjerrë një troftë

që s’e kish’ kush atëbotë

 

dua të ma ruash edhe tamlin

e atij gjini që pikon gurkalanë

dhe ajrin që mban peng atë princeshë

si dhe drithërimat mes mureve

të kanionit tetujvarësh

dhe gjithë ato kështjella

e mrekulli të tjera

që me një t’hedhun sysh

m’i përpijnë fjalët

e ma tejmbushin shpirtin fllad

 

streha ime e dashnisë

edhe matanë

kam me t’mbajtë mbi kokë

mbi vete

deri sa të tretem

në kristalet polifonikë

të trupit tand

e të bahem gati me rimbi

në një botë tjetër

me ma shumë dashni

 

këtu po ndalem pak

me marrë frymë

e po i bie shkurt

kësaj rruge të pasosun

me vargje t’mbushuna

që kanë nisë me iu dridhë shkronjat

 

në fund t’fundit le ta dinë të gjithë

se të dua shëndetplotë

dhe dua me t’pa në dritë t’synit

kur t’mi mbyllësh qepallat

për t’fundit herë.

 

Prishtinë, 11 Mars, 2017

Dashuria nuk është një gjendje/strukturë e përhershme entuziazmi, ngazëllimi dhe mahnitjeje/Nga New Yorker Festival, intervistë me terapisten e çifteve dhe prezantuesen e podcast-it ku diskutohet rreth pabesisë, faljeve dhe problemeve me premtimet e martesave në ditët e sotme.

in Meqë ra fjala by

Por pastaj, me kohë, ne shtuam nevojat romantike në çift, nevojën për përkatësi dhe për shoqëri e miqësi. Ne jemi ngjitur lart në shkallën e nevojave të Maslout dhe tani po ndiejmë nevojën për vetaktualizim/vetërealizim në martesë. Vazhdojmë të duam më shumë prej saj dhe po kërkojmë vetëm nga një person të gjitha ato që dikur na i siguronte një fshat i tërë.

Intervistë me Esther Perel – nga Alexandra Schwartz, më 9 Dhjetor, 2018

Psikoterapistja Esther Perel di si funsionojnë gjërat në intimitet, në dhomën e gjumit. Që nga botimi i librit të saj të parë, “Mating in Captivity” (Çiftim në Robëri), në 2006, ajo ka udhëtuar në gjithë botën, duke folur para dëgjuesve, për dashurinë, seksin, intimitetin dhe pabesinë si dhe për marrëzitë dhe detajet bazike praktike të jetës romantike. (Ata që nuk kanë pasur mundësi ta shohin drejtpërdrejt, mund të shohin videot e saj, në skenat e TED, të cilat janë parë me dhjetëra miliona herë dhe përkthyer e nën-titruar në më shumë se 30 gjuhë.)

Perel është bija e dy të mbijetuarve nga Holokausti dhe u rrit në Antwerp (Belgjikë). Fillimet e saj janë si terapiste familjare, përqendruar kryesisht në traumat dhe konfliktet kulturore. Që nga ajo kohë, çiftet janë bërë specialiteti i saj klinik dhe teorik. Me një stil të veçantë humori, sinqeriteti dhe empatie/ndjeshmërie, bisedat dhe librat e Perel-it janë një përqasje/shqyrtim intuitive, në përgjigje të pyetjeve provokuese: Si u bë çifti romantik, njësia themelore/bazike e shoqërisë? A mundet që dëshira romantike/seksuale të jetë e përhershme? A është pabesia ndonjëherë një gjë e mirë?

Vitin e kaluar, Perel u dha fansave të saj edhe një akses/qasje tjetër të punës së saj. Në podcastin e saj shumë të dëgjuar “Where Should We Begin?” (“Ku/nga duhet ta fillojmë?”) – i cili transmetoi kohët e fundit edhe sezonin e III-të. Perel zhvillon seanca terapie me çifte të vërteta, një seancë për episod, duke i lejuar dëgjuesve akses të pashembullt në dhomën e saj të këshillimit. Joshja e shfaqjes është pjesërisht vuajeristike; magjepsëse, për të mos thënë turbulluese, të dëgjosh njerëz të tjerë që ekspozojnë ndjenjat dhe konfliktet e tyre më intime. Po është gjithashtu edukative, pikëlluese, aq sa të copëton zemrën dhe shpesh e thellë; një shërbim publik në një kulturë që pëlqen të flasë për dashurinë, por rrallëherë e bën këtë me ndershmëri apo përulësi.

Unë fillimisht fola me Perel-in vitin e kaluar, dhe vendosëm që të jetë në skenën e New Yorker Festival këtë vjeshtë, ku diskutuam mbi historinë e saj familjare, teoritë e saj për jetën romantike dhe rolin e saj si ndërmjetëse mes një çifti. Kur ne po dëgjonim klipet nga shfaqjet e saj, Perel shpërndau jastëkë e maska ​​për sytë, në mënyrë që dëgjuesit në sallë të mund të përqendroheshin më plotësisht në zërat e klientëve të saj; gjë që jua këshillojmë edhe juve, që ndërsa dëgjoni videoklipet mes teksteve më poshtë, nëse dëshironi, bëjeni të njëjtën gjë duke mbyllur sytë.

Pyetja ime e parë ka të bëjë me idenë tuaj, që çifti kurrë më pare në histori, nuk ka qenë njësia themelore qendrore në shoqërinë njerëzore. Pse po ndodh kjo?

Esther Perel: Sepse asnjëherë në historinë e jetës familjare mirëqenia emocionale e çiftit, nuk ka qenë e rëndësishme për mbijetesën e familjes. Çifti mund të ndihej fatkeq, i trishtuar e depresiv për 30 vjet; kishin ngecur për jetë me njëri-tjetrin, – martoheshe vetëm një herë në jetë, dhe nëse martesa nuk ju pëlqente, e vetmja gjë ishte shpresa e një vdekjeje të hershme të partnerit. Martesa ishte një institucion pragmatik/praktik. Ishte e domosdoshme të ishit i martuar, por pasi martoheshe, nuk ishte e domosdoshme të ishte një gjë e lumtur, sidomos jo për gratë.

Por pastaj, me kohë, ne shtuam nevojat romantike në çift, nevojën për përkatësi dhe për shoqëri e miqësi. Ne jemi ngjitur lart në shkallën e nevojave të Maslout dhe tani po ndiejmë nevojën për vetaktualizim/vetërealizim në martesë. Vazhdojmë të duam më shumë prej saj dhe po kërkojmë vetëm nga një person të gjitha ato që dikur na i siguronte një fshat i tërë.

A mendoni se njerëzit janë të vetëdijshëm për këto kur janë në kërkim të partnerit? Ne kërkojmë “të duhurin”, po a nuk na bën kjo ide të jemi paksa cinikë?

Esther Perel: Jo nuk jemi aspak cinikë.

Në rregull (OK).

Esther Perel: Martesaështë një përmbledhje e shumë historive. Ajo u përket personave që janë në të, por gjithashtu, u përket/takon edhe njerëzve që e mbështesin atë dhe jetojnë rreth saj: familjes, miqve, komunitetit. Siç kam thënë dikur, dhe kjo tashmë është bërë një lloj fjalë e urtë e imja, kur zgjedh një partner, ke zgjedhur një histori, dhe pas kësaj zgjedhjeje e gjen veten në një shfaqje për të cilën nuk ke performuar/luajtur kurrë. Dhe ndodh që historitë të përplasen/ndeshen.

Gjëja e parë që duhet të pyesni veten, nga këndvështrimi ndër-kulturor është: – Në mendjen tuaj, a është martesa një lidhje mes dy njerëzve apo midis dy familjeve? Nëse vjen nga, apo akoma jeton në një kulturë në të cilën martesa është mes dy familjeve. Kjo do t’ju informojë për gjithçka rreth kufijve të një marrëdhënieje.

Ju keni praktikuar terapi për më shumë se 30 vjet. Sot – në Shtetet e Bashkuara, sigurisht, dhe në shumë pjesë të botës, marrëdhëniet e çiftit kanë ndryshuar dukshëm. Kemi martesa gay. Gratë si kurrë më parë kanë fëmijë pa partner dhe në moshë më të madhe. Teknologjia është bërë një faktor i madh në mënyrën se si ne po i kërkojmë partnerët, dhe më pas në mënyrën se si i krijojmë e mbajmë kontaktet me ta. Cilat janë ca nga temat që shihni si më të mprehta rreth marrëdhënieve në këtë moment?

Esther Perel: Ne vijmë nga një model marrëdhënish, të mësuara prej jetës sonë në fshat (apo grup i vogël i izoluar nga të tjerët), ku strukturat tona shoqërore/komunale ishin shumë të qarta. Ishte komuniteti ai që na jepte sensin tonë të identitetit. Ju e dinit se kush ishit. E dinit se çfarë pritej nga ju dhe për rrjedhojë dinit si të silleshit. Kishit shumë siguri, shumë përkatësi dhe zero liri.

Pastaj shumë më vonë ne u urbanizuam, pra lëvizëm nga fshati, shkuam në qëndra të mëdha banimi, qytete, me njërëz të panjohur, dhe përqafuam fort individualizmin radikal duke aspiruar materializmin. Dhe të gjitha këto gjëra të ndryshime kanë krijuar një fushë të re loje, në të cilën marrëdhëniet pësuan ndryshime të shpejta. Dhe ne nuk kishim asnjë ide se si t’i trajtonim ato. Rregullat uvendoseshin e rivendoseshin sipas rastit dhe zgjedhjeve që bënim dhe në të njëjtën kohë, kishim pasiguri dhe vetë dyshim të madh. Prandaj në këto kohëra, shitet çdo sekondë një libër vetëedukues që na tregon si të krijojmë marrëdhënie, si të mos ndihemi vetëm, dhe si të na prërkase apo t’i përkasim dikujt.

Kështu që unë mendoj se ajo që po ndryshon është një gjë e madhe. Ajo që dikur përcaktohej me rregulla, detyra dhe detyrime, tani duhet të bëhet me bisedime e negociata. Pra, gjithçka është një çmenduri negociatash! Ju negocioni me partnerin tuaj për atë që ka rëndësi për ju, ku dëshironi të jetoni, nëse doni të keni fëmijë apo jo, sa fëmijë dëshironi të keni, nëse kjo është koha e duhur për të pasur fëmijë, etj. Ȅshtë si një bufe me shumëllojshmëri ushqimesh absolutisht ekzistenciale, po që në të njëjtën kohë është shumë e vështirë pasi të duhet të zgjedhësh/përcaktosh gjithçka vetë. Pra ajo që po përpiqem të them është se nuk kemi ‘dhimbje koke’ pa asnjë arsye.

Pra, pritshmëritë tona janë vërtet të larta. Performanca jonë është disi e ulët.

Esther Perel: E drejtë. Përmbledhje e mirë.

Unë dua t’ju pyes për ndjesën/faljen, e cila është diçka për të cilën kam menduar shumë kohët e fundit, sidomos rreth lëvizjes #MeToo. Si mund të presim që njerëzit që kanë bërë padrejtësi të vërteta ndaj të tjerëve, në marrëdhënie, në publik, në punë ose kudo, të kërkojnë falje dhe të shfajësohen? Diçka në shoqërinë tonë duket se nuk e lejon këtë. Mundësia e pohimit/pranimit të faljes është diçka shumë e madhe.

Esther Perel: Pranimi dhe falja nuk janë e njëjta gjë. Ekzistojnë dy sisteme të drejtësisë, apo jo? Ekziston sistemi konpensues/kthyes dhe sistemi i ndëshkimit. Njëri është përqendruar në shërim dhe tjetri është përqendruar në ndëshkim dhe hakmarrje.

Në Afrikën e Jugut kanë krijuar një sistem për përgjegjshmërinë. Ju nuk kërkoni falje po vazhdoni të jeni përgjegjës. Ju tregoni/përshkruani faktet po ja lini personit tjetër lirinë që të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë me to. Nëse ai/ajo do të falë, kjo sepse është në interesin e e tij/të saj të falë – ose të mos falë, duke të thënë se ishte OK., por që ti duhet të jetosh duke u gërryer nga urrejtja, e lëndimi sepse kjo është liria e tyre. Pra ju jeni pronar i padrejtësive/ keqbërjeve tuaja. Dhe kjo është një pjesë e faljes.

Për sa i përket shërimit, ajo që ne dimë është se dhimbja është universale, por kuptimi që ne i japim dhimbjes sonë dhe mënyra se si ne e tregojmë dhimbjen tonë, është shumë kulturore dhe kontekstuale (pra që varet nga konteksti). Dhe nuk ka asgjë më mirë që na ndihmon ne të kuptojmë ato përvoja, sesa lidhjet tona me të tjerët. Lidhjet shoqërore është zgjidhja Numër 1 për shumicën e dhimbjeve, lëndimeve dhe traumave që ne do të pësojmë. Dhe komunitetet që bashkohen natyrshëm e japin këtë lloj amortizimi.

Ajo që e bën traumën më të rëndë apo e rëndon më shumë nuk është vetë ngjarja traumatike, po është izolimi, fshehtësia dhe turpi me të cilin duhet të jetosh më pas. Unë si profesioniste e njoh këtë, po gjithashtu e njoh këtë, edhe nga jeta ime personale. Dua të them, që u rrita me këtë përvojë. E shihja çdo ditë.

Ju u rritët si bija e 2 të mbijetuarve të Holokaustit, në Belgjikë.

Esther Perel: Të gjithë hebrenjtë belgë, 60 mijë prej tyre u internuan. Vetëm ca mijëra fëmijë u shpëtuan duke u fshehur. Pas luftës, i gjithë komuniteti hebre i Belgjikës – i cili në këtë kohë ishte rreth 40 mijë njerëz nga 11 milion belgë – ishin njerëz që erdhën nga kampet, nga pylli, apo nga vendet e fshehura. I gjithë ky komunitet ishte një komunitet i të mbijetuarve. Kjo është gjithçka që dinim Dhe komuniteti i të mbijetuarve, si në të gjithë botën, pa asnjë ndihmë/mbështetje nga psikiatër apo psikologë, mblidheshin së bashku – bënin mbledhje për të mbijetuarit e kampit, për këtë dhe-atë çdo problem, mbledhje për të mbijetuarit e fshatit për këtë-dhe-atë çdo lloj çëshje,  mblidheshin së bashku për festa, mbjellje pyjesh, mblidheshin së bashku për martesa, mblidheshin së bashku për të festuar për fëmijët e lindur, etj.

Pse ishte kaq e rëndësishme kjo që mblidheshin bashkë? Sepse ishte hera e parë që njerëzit kuptuan se ekziston për të rriturit diçka e tillë si trauma. Para kësaj Teoria Frojdiane kishte pesë me hiç. Tani ishte një komb që kishte qenë mirë më parë, po që një ngjarje kataklizmike si kjo; Holokausti, mundi t’i shkatërronte dhe, mënyra e vetme për të kujtuar dhe ruajtur sensin e vazhdimësisë, një domethenie qëllimi, një ndjenjë lidhjeje, ishte të mbledheshin bashkë me të tjerët. Dhe kjo është ajo unë që pashë.

Prindërit tuaj, secili prej tyre ishin të mbijetuarit e vetëm në familjet e tyre përkatëse. Si ishte të ishe fëmijë i rritur në këtë lloj familjeje? Si ishte martesa e tyre?

Esther Perel: Për shumë njerëz, në Europë, që u martuan pas Luftës së Dytë Botërore, ishte “Unë jam i vetëm, ju jeni i/e vetëm, kam humbur gjithçka, ke humbur gjithçka, le të martohemi”. Kjo ishte mënyra se si njerëzit u çiftuan. Dhe shumë prej tyre, pasi të kishin filluar të rindërtonin jetën, nuk kishin vërtet shumë gjëra të përbashkëta mes tyre. Mua më ka ndodhur të jem mjaft me fat. Prindërit e mi u takuan ditën e çlirimit, në rrugë. Por ajo (mamaja) ishte shumë më e arsimuar se ai; ai ishte pothuaj analfabet. Kështu që ai e adhuroi atë gjithë jetën. Dhe me të vërtetë ishte një gjë shumë e bukur për t’u parë e përjetuar.

Por unë mendoj se veçantia më interesante mes familjes sime dhe familjeve të tjera – dhe këtë mund ta zgjerojmë në të gjitha traumat – është se pas kësaj lloj përvoje, qëllon që ka njerëz që edhe pse nuk kanë vdekur sillen si të tillë dhe, ka njerëz që janë gjallë. Ose që disa njerëz mbijetojnë dhe disa njerëz rilulëzojnë përsëri. Pra kishte shtëpi që ishin të patologjikisht të qeta – që njerëzit e tyre thjesht nuk mund të kënaqeshin, sepse, nëse kënaqeshin, nëse përjetonin kënaqësi, do të thotë që nuk ishin vigjilentë, do të thotë që nuk ishin në ruajtje, do të thotë që nuk po shikonin për rrezikun tjetër.

Dhe po ashtu kishte edhe njerëz të tjerë që vendosën ta shohin jetën si hakmarrje dhe ta jetojnë atë në çdo moment. Dhe në këtë kuptim unë isha me shumë fat, pasi isha në një familje që iu përkushtua këtij ekstremi. Ti nuk mund të trishtoheshe për 2 minuta, sepse dikush do të të thoshte: “Çfarë është gabim? ’’ Ku është problemi? Ti kurrë nuk mund të kishe një problem që të ishte mjaftueshëm i denjë për të qenë i trishtuar, sepse cili shqetësim mund ta konkuronte Aushvicin?
Pra, siç e shihni, nuk ishte bukë e djathë.

Ju shkuat për të studiuar në Izrael, dhe pastaj në Sh.B.A dhe kur ishit në Sh.B.A, takuat njeriun që u bë burri juaj.

Esther Perel: Po.

Pra ju u bëtë një amerikane – ose filluat procesin e të bërit amerikane – në mënyrë të papritur.

Esther Perel: Mendova se do të rrija në Nju Jork vetëm një vit, dhe kurrë nuk e kam përdorur biletën time të kthimit.

Dhe kur filluat të punonit me çiftet? Pse u bë çifti fokusi yt?

Esther Perel: Mua më kanë interesuar çështjet e emigracionit dhe identitetit që shumë herët. Kam studiuar marrëdhëniet kulturore formimin e identitetit dhe identitetin fetar. Si ndryshon identiteti për shkak të emigrimit vullnetar apo emigracionit të detyruar? Dhe me interes të veçantë për të parë identitetin hebre dhe si evolon ndryshe në varësi të kontekstit kombëtar. Cili është ndryshimi midis hebrenjve në Amerikë, në Australi, në Afrikën e Jugut, në Gjermani dhe Argjentinë, në Izrael? Kështu që m‘u desh të studioja se si ndryshojnë marrëdhëniet kur ka ndryshime të mëdha kulturore. Studiova për 20 vjet, duke punuar me familje dhe çifte të përziera kulturore, racore dhe fetare, këtu në USA dhe jashtë saj, përpara se të shkruaja për seksualitetin.

Libri im “Çiftim në robëri” ishte totalisht një aksident. Asnjëherë nuk mendova se do të shkruaja ndonjëherë për ndonjë nga temat për të cilat kam folur vitet e fundit. Edhe vet terapia e çiftit rrodhi nga terapia familjare, sepse në të kaluarën njerëzit vinin në terapi kur një fëmijë kishte probleme. Kjo ishte arsyeja legjitime për të cilën ata mund të vinin në terapi si familje. Shpesh, fëmija ishte bartës i simptomave të çështjeve/ problemeve të vërteta që vetë çifti kishte në marrëdhënie. Dhe, gradualisht, njerëzit në çift filluan të vijnë për veten dhe mardhëniet e tyre në terapi. Terapia e çifteve është më e vështira. Shpesh është më e panevojshmja. Por është teatri më i mirë në qytet. Mua më duket shumë tërheqës.

 Edhe ne kështu mendojmë! Ju keni një podcast të quajtur “Where Should We Begin?” (“Ku/nga duhet ta fillojmë?”), në të cilin ju bëni një sesion terapie në çift, me një çift që nuk ka qenë kurrë më parë tek ju. Ne dëgjojmë biseda shumë, shumë intime, çifte që janë plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin – ose në shumë raste, aspak të sinqertë – por sido që të jetë rasti materialet janë krejtësisht të papërpunuara. Prandaj, ideja për ta bërë këtë shfaqje, mendoj, është e çmendur! Si vendosët ta bëni?

Esther Perel: Unë kam qenë konsulentja e serialit:“The Affair” (“Flirtimi”), në dy sezonet e para dhe June Cohen, nga TED, erdhi bashkë me Jesse Baker, e cila është bashkë-prodhuesja ime ekzekutive, e më propozuan një show bisedë tek Audible. Ato donin një lloj podcast-i të llojit “ai tha, ajo tha.” Dhe unë u thashë që: “Kjo nuk është aspak mënyra se si funksionon një çift. Ȅshtë pikërisht ajo që unë them që ju bën ju të thoni të kundërtën e asaj që keni menduar fillimisht të thoni, e që më bën mua të them atë gjë për të cilën do të pendohem më pas ose që nuk ju them atë që kam menduar t’ju them për të gjithë atë kohë që vetëm Perëndia e di.” Pra pak a shumë është një qark i mbyllur, rreth.

Dhe unë u thashë: “Nëse dëshironi, duhet të vini dhe të dëgjoni një seancë dhe të shihni nëse ka material për këtë show.” Dhe ashtu u bë, një gjë e paplanifikuar prej meje, pothuajse si një fushatë e shëndetit publik por për marrëdhëniet. Këtu (në USA) nuk ndihet aq shumë, sepse këtu jemi të ngopur me përmbajtje të tilla, por në vendet ku nuk ka asgjë, kjo është një gjë e jashtëzakonshme për njerëzit që gjenden në këto situata dhe ku nuk ka histori ku ata të mund të mbështeten e shfrytëzojnë/përqafojnë, që reflektojnë mënyrën se si ata duan e dëshirojnë t’i jetojnë mardhëniet në jetën e tyre. Dhe kjo është ajo ku ju e shihni me të vërtetë ndikimin e një gjëje të tillë, ndikim që një libër nuk mund ta bënte dot kurrë, po kurrë.

Në fakt unë mendoj që kjo është unike edhe për kulturën tonë. Unë mendoj se shumë nga marrëdhëniet që kemi mësuar, kanë qenë të shkruara dhe madje janë shkruar shkëlqyeshëm – ose për televizionin ose për filma/teatër dhe libra ose në zonën e të famshmëve – por janë të shkruara. Ne i shohim marrëdhëniet e njerëzve dhe i analizojmë ato. Ne përpiqemi të shohim si do ecin mardhëniet tona në të ardhmen edhe në filxhanin e kafes (gjethet e çajit), edhe tek çfarëdo lloj fotoje, po jo tek vetja. Po pavarësisht kësaj, prapë ne nuk kemi asnjë perceptim të vërtetë për atë që po na ndodh.

Pra, ne do të luajmë tani një klip të episodit të parë nga ky sezon i ri, “Harku i Dashurisë”. Na trego paksa kontekstin rreth asaj që do dëgjojmë.

Esther Perel: Ku është një çift i ri në fillim të njëzetave. Ata janë takuar në universitet, në Iowa (Ajova), ku ishin dy të vetmit meksikanë – ajo ishte studente e huaj, ndërsa ai një latino nga Teksasi. Çdo muaj ajo kalonte kufirin nga Meksika për ta vizituar. Dhe marrëdhëniet patën një presion të madh, në thelb, pasi ata duhej të ndiheshin të sigurt që të mund të vazhdonin të ishin bashkë. Dhe kështu romanca u vu përballë emigracionit. A do të evolonte kjo marrëdhënie me shpejtësinë që pati nëse nuk do të ishte presioni i frikës sa herë që kalohej kufiri?

Gjëja që më goditi/fiksua këtu ishin emocionet e forta e të papërmbajtura. Shpesh, në show-n tuaj, burrat janë me të vërtetë vulnerabël/të prekshëm dhe të hapur në lidhje me presionet që ata ndjejnë mbi veten dhe ndjenjat e tyre, që ashtu siç e dimë të gjithë, mendoj unë, shoqëria na ka mësuar të mos i shprehin kaq hapur. Unë jam kurioze të di se çfarë ju dëgjoni kur dëgjoni këtë klip të veçantë.

Esther Perel: Unë dëgjoj premtimet e një biri përgjegjës – i cili, meqë ra fjala, në moshën 21 vjeçare, e pajisi me pasaportë mamanë e tij. Ai i dha nënshtetësi mamasë së tij, dhe me këtë e liroi, pra për herë të parë ajo mund të dilte e qetë jashtë dhe të gjente një punë. Dhe kjo e shndërroi plotësisht marrëdhënien midis nënës dhe babait, të cilët ishin takuar vetëm një herë para se të martoheshin, dhe kishin pasur një periudhë mjaft të mjerueshme.

Ekziston një djalë i caktuar që shpesh jeton mes një babai mjaft të fryrë e të ashpër, që ndonjëherë ndihet edhe madhështor dhe një nënë të pafuqishme. Dhe ky djalë e gjen veten si mbështjellëse/ambalazh i këtij trekëndëshi jo të shenjtë/ mëkatar. Ky është djali që dëshiron ta shpëtojë nënën dhe në fakt e bëri, duke i dhënë asaj letrat/dokumentat. Dhe tani me këtë gruan ai e gjen veten rikthyer, përsëri, duke riluajtur, për herë të dytë, një histori të ngjashme.

Asnjëherë nuk e kam përkrahur idenë që burrat nuk flasin apo që burrat nuk mund të flasin për dhimbjet e tyre. Dua të them që ata kanë një mënyrë tjetër për të bërë këtë. Ndonjëherë ata kanë nevojë për më shumë kohë, dhe ju vetëm duhet të mbyllni gojën dhe të prisni –  të qeta. Nëse ju nuk e ndërprisni, atij do t’i vijë goja.

Dhe atëherë kur ata të flasin, ju duhet t’u siguroni një mjedis të dhembshur që ju lejon atyre të përjetojnë përvojën e tyre, çfarëdo qoftë ajo. Të gjithë flasin për vulnerabilitetin/cenueshmërinë/prekshmërinë. Unë nuk jam i sigurt nëse “vulnerabiliteti” është domosdoshmërisht fjala më e mirë për t’u përdorur kur flasim me burrat. Unë flas për “integritetin/pacënushmërinë” dhe flas për “ndershërinë/nderin”. Ndërkohë, ata po ndajnë(tregojnë) me mua shumë vulnerabilitet/ndjeshmëri, po fjala “ndershmëri” është një fjalë që ndihet si më mashkullore për ta.

Po, a nuk fuqizon kjo një kuptim të caktuar të kodit kulturor? Të gjithë e dimë se “nderi” konsiderohet/supozohet si një cilësi mashkullore, dhe kjo ideja e të qënit “i nderuar” a nuk duhet të jetë e njëjtë për të gjitha gjinitë?

Esther Perel: Jo, jo! Sepse “ndershmëria ka të bëjë me mënyrën se si silleni dhe si ndiheni, që ju keni një ndjenjë të integritetit/të pacënueshmërisë dhe krenarisë në sjelljen tuaj. “Nderi” është antonimi pra kundërvënia e turpit.

Është mirë të përdorim gjuhën e duhur, atë që ka kuptim. Nëse mua më pëlqen arti dhe ju do të punoni për mua, atëherë duhet të përdorni metafora që kanë të bëjnë me artin. Dhe ju nuk do të ndiheni sikur po përdoni një gjuhë të koduar, pasi jeni duke përdorur një gjuhë që mua më flet. Unë nuk kam frikë nga kjo. Ajo që është e rëndësishme është vetë përjetimi. Nuk e bëra unë këtë burrë të qajë; qarja po priste të dilte. Pra ju vetëm duhet të hapni rrugën dhe të qëndroni larg asaj që vjen. A lashë ndonjë gjë pa u përgjigjur në pyetjen tuaj?

Mendoj se në përgjithësi është një pyetje e vështirë. Ne të gjithë e pamë gjatë vitit të kaluar se sa të errëta/të frikshme janë disa nga këto supozime rreth asaj që konsiderohet mashkullore, dhe femërore, dhe gjithashtu sa e dhimbshme dhe shkatërruese mund të jetë kur nuk informohesh siç duhet (nuk bën pyetje – nuk ke dyshime në ato që di apo supozon).

Esther Perel: Nuk ndihem e pushtuar nga emocionet/ndjenjat sikur po forcoj një status quo. Unë mendoj se, në këtë moment, ekziston një ndjesi që çdo fjalë do shkaktojë tension dhe çdo fjalë mund të fusë /bllokojë në diçka. Për mua, shumica e çifteve vijnë sepse kanë ngecur dhe ndiejnë se po përsërisin të njëjtën gjë pa pushim. Pra ata me të vërtetë mendojnë se nëse e bëjnë atë gjë prapë, qoftë edhe një herë, më në fund do marrin ca rezultate më të mira

Po sigurisht, që nuk ndodh ashtu. Pra, ajo që ju bëni në terapinë e çiftit është si puna e kores – në fillim thjesht përpiqeni ta thyeni pak. Pëjetimi i eksperiencës që ai i flet asaj ashtu, e lejon atë (gruan) ta shohë atë (burrin) shumë ndryshe. Pastaj ngelet të shihni nëse përgjigjia e saj ndaj sjelljes së tij të re do të përshtatet me atë që ajo po sheh apo ajo do të vazhdojë të bëjë sjelljen e zakonshme pa e vërejtur që ai ishte krejtësisht i ndryshëm përpara saj.

Dhe ajo që ju synoni në terapi është fleksibiliteti dhe përshtatshmëria, në mënyrë që këta dy persona të mund të përfshihen në shumëllojshmëri konfigurimesh të ndryshme me njëri-tjetrin, dhe jo gjatë gjithë kohës të bëjnë të njëjtën gjë.

Le të dëgjojmë një klip tjetër, nga shou i fundit. E filluam me çiftin që ishin të rinj, në të njëzetat e tyre, dhe tani do dëgjojmë një çift tjetër, shumë më të pjekur. Ata janë të dy avokatë të specializuar në divorc, dhe edhe pse ata janë në të vërtetë të divorcuar, çuditërisht, kanë zbuluar se divorci u ka mundësuar të kenë një marrëdhënie më të mirë me njëri-tjetrin, sesa ajo kur ishin martuar.

Pse erdhi tek ju ky çift? Në thelb këta nuk janë më as çift. A nuk është pasdivorci një moment i pazakontë për të filluar terapinë në çift?

Esther Perel: Ose ata më në fund u bënë çifti që gjithmonë donin të ishin, por nuk mundeshin nën rubrikën e quajtur martesë. Ata duhej të dilnin jashtë institucionit dhe të gjitha kufizimeve të tij, dhe të gjithë infrastrukturës së tij politike, për të qenë në gjendje të përcaktonin përfundimisht marrëdhëniet që donin.

Unë e kam një ide se pse erdhën, pro nuk mendoj se është e njëjtë me idenë e tyre se pse erdhën për terapi. Ideja e tyre, pse erdhën ishte se ata e ndjenin shumë fort, (apo ishin plotësisht dakord), që nuk duhej të kishin një divorc përçarës. Ajo (gruaja) vinte nga një e kaluar/background në të cilin prindërit e saj, mami dhe babi pasi ishin divorcuar, vazhdonin të ziheshin, grindeshin e poshtëronin njëri-tjetrin, dhe ajo dëshironte shumë që kjo të mos përsëritej me të e fëmijën e saj. Në fakt ata kishin bërë shumë për ta mbrojtur djalin e tyre prej divorcit. Udhëtonin bashkë. Bënin pushime familjare së bashku. Dhe gjithçka që ata vërtet mendonin se mund ta ndihmonte fëmijën që të mos ‘helmohej’ prej dinamikës së marrëdhënies së tyre.

Unë mendoj se ata erdhën sepse deri diku, në njëfarë mase, ai fantazonte/ëndërronte që të kishte një lidhje të re me gruan (ish-gruan), dhe kjo lidhje e re do të ishte edhe romantike, edhe intime. Por ai kurrë nuk e shprehu hapur këtë, pra kjo fantazi kurrë nuk doli prej gojës së tij. Ose ndoshta kjo është fantazia ime.

Një gjë që nuk e dëgjojmë në këtë klip, është se, në fund të marrëdhënies së tyre martesore, ai kishte pasur një lidhje tjetër dashurie.

Esther Perel: Po e vërtetë

Libri juaj i fundit, i cili quhet “The State of Affairs,” (“Struktura e Flirtimeve/Tradhëtive/Pabesive”), është një pikëpamje/këndvështrim mjaft i pazakontë i tradhëtive/flirtimeve/pabesive – çfarë janë ato dhe çfarë ato i shkaktojnë një çifti? Nëse e kam kuptuar saktë, në 7 vitet e fundit të praktikës suaj të terapisë, ju ekskluzivisht keni këshilluar çifte që kanë kryer tradhëti/pabesi. Dhe ideja juaj është se, ato jo domosdoshmërisht parashikojnë fundin e marrdhënies. Ato thjesht parashikojnë një fund që mund të jetë fundi i një stadi.

Esther Perel: Unë doja të shkruaja një libër për marrëdhëniet moderne përmes lenteve të pabesisë, sepse pabesia ka të bëjë me tradhtinë,  me fshehtësinë, me mashtrimin, me hilet apo dinakërinë, me hipokrizinë, me dashurinë, me pasionin, me epshin, me hakmarrjen dhe me pronësinë/ posesivitetin/zotërimin – pra është e gjithë drama njerëzore. Dhe mendova përveçse në opera dhe teatër, ku shkon dikush për këtë dramë?

Kështu që mendova se ky libër mund të bëhej një lente/lupë zmadhuese e jashtëzakonshme për të parë një nga krizat më të rënda e të këqija të njeriut. Pse, në një kohë kaq të shkurtër në Perëndim, pabesia u bë një nga shkaqet kryesore të divorcit? Dhe siç e dini pabesia sjell një ndryshim shumë të rëndësishëm në martesë.

Po thoni që, më parë, njerëzit nuk divorcoheshin prej saj/për pabesi?

Esther Perel: Shiko, martesa dikur në thelb ishte një institucion i përjetshëm – që do të thotë se martoheshe një herë e përgjithmonë. Nuk kishe rrugë-dalje tjetër/rrugë tjetër. Dhe besnikëria në thelb ishte një imponim vetëm për gratë, në mënyrë që burrat të dinin se fëmijët e kujtj duhet të ushqenin dhe kujt do t’i mbetej kopeja e bagëtive pasi ata të vdisnin.  Pra, martesa në thelb ishte një gjë vetëm ekonomike. Martesa nuk kishte asnjë lidhje me dashurinë. Kështu që burrat praktikisht kishin ‘licensë/leje/patentë/dëshmi’ për të mashtruar me të gjitha llojet e shpjegimeve e justifikimeve se pse ishte në natyrën e tyre të bridhin lart e poshtë me sa më shumë gra të tjera.

Pra, pabesia/tradhëtia ka ekzistuar që kur u shpik martesa. Dhe është i vetmi urdhër/komandë që përsëritet 2 herë në Bibël, të cilën dikush (burri) e kuptoi si prirjen njerëzore për mëkat apo shkarje në mëkat.

Pra, unë doja të kuptoja, se pse njerëzit mashtrojnë/tradhëtojnë/ pra janë të pabesë? Dhe për më tepër pse njerëzit në marrëdhënie të lumtura, mashtrojnë/tradhëtojnë – gjë që nuk supozohet apo mendohet kurrë si e vërtetë, pasi ekziton ideja/kuptimi që, nëse ke gjithçka që dëshiron në shtëpi, nuk duhet të kesh arsye për të shkuar diku tjetër, jashtë shtëpisë. Pra njerëzit mendojnë se nëse shkoni diku tjetër, duhet t’ju mungojë patjetër diçka.

Kjo është veçse një dërdëllitje e përsëritur dhe e tepruar. Kam parë kaq shumë njerëz që në të vërtetë nuk kanë pasur aspak marrëdhënie të këqija dhe që janë divorcuar. Atëherë, pse të kemi divorc kur pabesia qenka e vjetër sa bota?

A keni një përkufizim për funksionin e dashurisë?

Esther Perel: Dashuroj është një folje. Kjo është gjëja e parë Ȅshtë një angazhim aktiv i të gjitha llojeve të ndjenjave: si ato pozitive edhe ato primitive po edhe ato të neveritshmet. Por, dashuroj është një folje shumë aktive. Dhe shpesh është befasuese se si ajo ndonjëherë mund të tërhiqet si zbatica dhe të përmbytë si batica. Ashtu siç ndodh me hënën. Ne mendojmë që është zhdukur dhe befas ajo shfaqet përsëri. Pra dashuria nuk është një gjendje e përhershme ngazëllimi/ entuziazmi. Kam 35 vjet në një marrëdhënie, dhe që jam terapiste. Kam dy djem: dhe praktikoj terapi në çift. Dashuria nuk është thjesht romantike.

Unë mendoj se përkufizimi i sotëm i dashurisë atje ku e shihni të vërtetuar, në dasma – “Ti për mua je gjithçka” është një ekzaltim – premtim martese. A ju kanë bërë ndonjëherë përshtypje premtimet e martesës? Një si ky lloj, dua të them – “Unë do të pastroj çdo lot që rrjedh nga sytë e ty para se të bjerë mbi fytyrën tënde.” Për mendimin tim një premtim realist do të ishte pak a shumë ky: – Unë do ta dhjes/do dështoj rregullisht çdo ditë dhe, me raste, do ta pranoj që ndonjëherë e dhjes/dështoj!.”

Përktheu: Meli Ajazi

Marrë nga: The New Yorker

Një tablo e vjedhur e Gustav Klimt-it mund të jetë gjetur e fshehur në murin e një muzeu në Itali

in Pikturë by

Tabloja “Portreti i një zonje” nga Gustav Klimt 1917.

Një portret i Gustav Klimt-it, i vjedhur gati 23 vjet në parë, mund të jetë zbuluar, i fshehur në një mur pranë vendit ku ishte shfaqur më parë. Megjithëse ekspertët janë ende duke verifikuar autencitetin e punës, ajo mund të jetë Portreti i një zonje (1917), një nga kryeveprat e humbura të botës. Kjo tablo vlerësohet se kushton 60 milionë euro.

Portreti i një zonje u vodh më 1997, kur galeria e artit modern Ricci Oddi në Piacenza, Itali, po përgatiste një ekspozitë speciale të përqendruar te kjo tablo. Policia në atë kohë besonte se vjedhja ishte kryer nga një njeri i brendshëm. Para vjedhjes, një student arti kishte zbuluar se Klimti pati pikturuar mbi të një tablo të mëparshme, gjë që e bënte Portretin e një zonje unike mes veprave të Klimt.

Një lulishtar e zbuloi veprën të martën; ndërsa po shkurtonte ligustrat në një mur të jashtëm te muzeu, ai zbuloi një panel metalik që fshihte pikturën në një çantë. Ekspertët po përdorin tani analizën shkencore për të verifikuar që kjo është vepra e humbur e Klimt.

Jonathan Papamerenghi, një anëtar i këshillit të Piacenz-ës, i tha gazetës La Repubblica: “Nëse analiza konfirmon autencitetin e pikturës, ky do të jetë një zbulim i bujshëm dhe tabloja mund të ekspozohet nga Janari i vitit të ardhshëm. Po flasim për pikturën e vjedhur më të kërkuar në botë pas Skenës së Lindjes së Krishtit, me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin të Karavaxhios.”

Kjo kryevepër e Karavaxhios u vodh në Palermo më 1969. Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi është i bindur që vepra e gjetur në Piacenza është pikërisht Klimti i hunbur. Ai i tha gazetës Corriere della Sera: “Rigjetja e portretit, një vepër arti intensive dhe plot jetë, është dhurata më e mirë për Krishtlindje.”

Marrë nga: Shtëpia e Librit

Një tablo e vjedhur e Gustav Klimt mund të jetë gjetur e fshehur në murin e një muzeu në Itali

Sa i përket pranverës- Bertolt Brecht

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Sa i përket pranverës-Bertolt Brecht

 

Shumë kohë më parë

Se të zhyteshim në naftë, çelik e amoniak

Secilin vit ndodhte

Një kohë kur drunjtë gjethonin dhunshëm e pandalshëm

Të gjithë i mbajmë mend

Ditët që zgjateshin

Qiellin më të kthjellët

Ndërrimin e ajrit

Pranverën që afrohej me hapa të sigurt.

Ende lexojmë nëpër libra

Për këtë stinë kaq të festuar

Megjithatë tash e një kohë të gjatë

Asnjëri s’i ka parë më përmbi qytetet tona

Trumat e famshme të zogjve.

Pranvera dallohet, më së pari

Prej njerëzve që ulen në tren pranë dritares.

Fushat e tregojnë

Në qartësinë e saj të moçme.

E lart mbi ne, me të vërtetë

Duket se ka stuhi:

Por gjithë ç’prekin ato kësokohe

Janë antenat.

 

Përktheu: Arbër Zaimi 

Sot, zonjë, ju mbani erë si nëna ime!

in Në kohërat e kolerës by

Një mësuese nuk pëlqente aspak një nxënës të saj. Derisa mësoi sekretin e tij tragjik. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, u ndal para fëmijëve të klasës së pestë, u prezantua dhe në vazhdim u tha një gënjeshtër të madhe. Si shumica e mësuesve, shikoi nxënësit e saj dhe u tha se do t’i donte dhe do të kujdesej për të gjithë njësoj. Por kjo ishte e pamundur, sepse ishte një djalë i vogël, Teddy Stallard, i ulur në radhën e përparme. Zonja Thompson e kishte vënë re Teddy-n që nga viti i kaluar dhe nuk e pëlqente shumë. Nuk luante me fëmijët e tjerë, nuk ndiqte mësimin, rrobat e tij ishin gjithmonë të pista dhe me siguri nuk lahej aq shpesh sa duhet. Teddy ishte një fëmijë që e mërziste kur e shikonte dhe për këtë arsye shijonte momentet kur vinte një X të madh në fletoren e tij, fshinte gabimet e tij ose kur e vlerësonte me 6 ose 5 në detyrat e tij.

Në shkollën ku jepte mësim, zonja Thompson, duhej të kontrollonte të kaluarën e të gjithë fëmijëve në klasën e saj. Edhe të Teddy-t të vogël. Kështu që kur hapi dosjen e tij, e priste një befasi e madhe. Mësuesi që kishte Teddy në klasën e parë të Shkollës Fillore shkruante për të: “Teddy është një fëmijë i mrekullueshëm, vetëm buzëqesh. Është organizativ, i zellshëm dhe shumë i sjellshëm. Është frymëzim për fëmijët rreth tij.”

Mësuesja që kishte Teddy në klasën e dytë shkruante: “Është nxënës i shkëlqyer, simpatizohet shumë nga shokët e tij të klasës, por duket shumë i dëshpëruar sepse nëna e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe jeta në shtëpinë e tij duhet të jetë shumë e vështirë”.

Mësuesi që e mësoi në klasën e tretë shkruante: “Vdekja e nënës së tij i kushtoi shumë. Përpiqet të bëjë më të mirën që mundet, por babai i tij nuk tregon shumë interes. Situata e keqe në shtëpi do ta prekë shumë shpejt, vetëm nëse diçka ndryshon shpejt.”

Mësuesi i Teddy-t në klasën e katërt shkruante: “Teddy është dorëzuar dhe nuk shfaq interes për shkollën. Nuk ka shumë miq dhe shpesh fle në klasë”.

Zonja Thompson e kuptoi problemin dhe ndjeu turp për veten e saj. U ndje edhe më keq kur të gjithë studentët e saj i sollën dhurata për Krishtlindje, të mbështjella me letër vezulluese dhe kordele të bukura. Të gjithë përveç Teddy-t. Dhurata e tij ishte e mbështjellë në një letër të pistë, kafe, që ndoshte ishte qesja e ndonjë ushqimi. Zonja Thompson e pati të vështirë ta hapte. Shumica e fëmijëve qeshën kur nxori një byzylyk që ai kishte bërë me spango dhe gurë, por edhe një shishe parfumi të hapur gjysmë të plotë. U ngrit nga vendi dhe i preu menjëherë të qeshurat e fëmijëve kur tha se sa shumë i pëlqente dhurata e tij. Më pas vuri byzylykun dhe hodhi një pjesë të parfumit në dorë. Teddy ishte i fundit që la klasën atë ditë. Duke dalë nga dera, iu drejtua mësueses së tij dhe tha me një zë të trishtuar: “Sot, zonjë, ju mbani erë si nëna ime!”

Zonja Thompson qau shumë atë ditë. Që atëherë ndaloi së mësuari fëmijëve lexim, shkrim dhe aritmetikë. I donte të gjithë fëmijët, por i kushtoi vëmendje të veçantë Teddy-t të vogël. Sa herë që e ndihmonte me mësimet, mendja e tij dukej se gjallërohej. Sa më shumë që e inkurajonte, aq më shpejt u përgjigjej pyetjeve të saj. Deri në fund të vitit, Teddy ishte bërë një nga fëmijët më të zgjuar në klasë dhe, përkundër gënjeshtrës që i donte të gjithë fëmijët njësoj, Teddy tani ishte zyrtarisht i preferuari i saj.

Vitin e ardhshëm, zonja Thompson mori përsipër përsëri klasën e pestë dhe e shihte Teddy-n vetëm gjatë pushimit. Një ditë, në fund të vitit, gjeti një shënim nën derën e shtëpisë së saj. Shënimi kishte nënshkrimin e Teddy-t dhe shkruante: “Jeni ende mësuesja më e mirë që kam pasur në jetën time”.

Gjashtë vite më vonë, zonja Thompson mori një shënim tjetër, këtë herë me postë. Ishte përsëri nga Teddy dhe i shkruante se kishte mbaruar klasën e tretë të shkollës së mesme, por ajo ishte ende mësuesja më e mirë që kishte pasur në jetën e tij.

Katër vite më vonë, mori një letër tjetër nga Teddy. I shkruante që është vështirë në Universitet, por së shpejti do të merrte diplomën e tij dhe me nota të mira. E përfundonte letrën duke shkruar se ishte ende mësuesja më e mirë dhe më e dashur që kishte pasur.

Katër vite më vonë, një letër tjetër nga Teddy u shfaq në kutinë postare të zonjës Thompson. I shkruante që pasi mori diplomën, vendosi të ndiqte studimet edhe më tej. Përfundonte letrën duke shkruar se ende mbetej mësuesja e tij më e mirë dhe më e preferuara. Por këtë herë emri me të cilin nënshkruante ishte i ndryshëm: Dr. Fjodor F. Stallard.

Historia nuk mbaron këtu. Zonja Thompson mori një letër tjetër prej tij atë pranverë. I shkruante që ishte njohur me një vajzë dhe ishte gati të martohej me të. I thoshte se babai i tij kishte vdekur disa vite më parë dhe e pyeste nëse ajo mund të ulej në vendin e nënës së dhëndrit. Sigurisht që e bëri. Shkoi në dasmë duke veshur atë byzylyk që Teddy i kishte dhuruar dhe hodhi parfumin që i kujtonte nënën e tij. Në momentin që Dr. Stallard e përqafoi, i pëshpëriti në vesh: “Faleminderit, zonja Thompson, që besuat tek mua. Faleminderit shumë që më bëtë të ndihem i rëndësishëm dhe më treguat se si mund të bëj ndryshimin”. Zonja Thompson, me lot në sy, u përgjigj: “Teddy, po bën një gabim shumë të madh. Je ti ai që më mësoi se mund të bëj ndryshimin. Nuk dija se si t’i mësoja studentët e mi derisa të takova ty!

Përktheu: Shpendi Shakaj

Nji zog lëngon-Martin Camaj

in Letërsi/Tharm by

Nji zog lëngon-Martin Camaj

 

Libri i besimit të shpendëve thotë:

çdo zog shtrin krahët e vdes mbi bar,

ndëshkim pse preku kufijtë e ndaluem

mes qiellit dhe dheut.

 

Nji zog lëngon për vdekje mbi bar:

gjethet ndër lisa janë zogj e shokë

të pambërritshëm

e losin me dritë e diellL

 

larg dy gur mullinjsh që bien

si mbas ligjit njeni mbi tjetrin

pa za.

 

1 102 103 104 105 106 161
Go to Top