Një tablo e vjedhur e Gustav Klimt-it mund të jetë gjetur e fshehur në murin e një muzeu në Itali

in Pikturë by

Tabloja “Portreti i një zonje” nga Gustav Klimt 1917.

Një portret i Gustav Klimt-it, i vjedhur gati 23 vjet në parë, mund të jetë zbuluar, i fshehur në një mur pranë vendit ku ishte shfaqur më parë. Megjithëse ekspertët janë ende duke verifikuar autencitetin e punës, ajo mund të jetë Portreti i një zonje (1917), një nga kryeveprat e humbura të botës. Kjo tablo vlerësohet se kushton 60 milionë euro.

Portreti i një zonje u vodh më 1997, kur galeria e artit modern Ricci Oddi në Piacenza, Itali, po përgatiste një ekspozitë speciale të përqendruar te kjo tablo. Policia në atë kohë besonte se vjedhja ishte kryer nga një njeri i brendshëm. Para vjedhjes, një student arti kishte zbuluar se Klimti pati pikturuar mbi të një tablo të mëparshme, gjë që e bënte Portretin e një zonje unike mes veprave të Klimt.

Një lulishtar e zbuloi veprën të martën; ndërsa po shkurtonte ligustrat në një mur të jashtëm te muzeu, ai zbuloi një panel metalik që fshihte pikturën në një çantë. Ekspertët po përdorin tani analizën shkencore për të verifikuar që kjo është vepra e humbur e Klimt.

Jonathan Papamerenghi, një anëtar i këshillit të Piacenz-ës, i tha gazetës La Repubblica: “Nëse analiza konfirmon autencitetin e pikturës, ky do të jetë një zbulim i bujshëm dhe tabloja mund të ekspozohet nga Janari i vitit të ardhshëm. Po flasim për pikturën e vjedhur më të kërkuar në botë pas Skenës së Lindjes së Krishtit, me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin të Karavaxhios.”

Kjo kryevepër e Karavaxhios u vodh në Palermo më 1969. Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi është i bindur që vepra e gjetur në Piacenza është pikërisht Klimti i hunbur. Ai i tha gazetës Corriere della Sera: “Rigjetja e portretit, një vepër arti intensive dhe plot jetë, është dhurata më e mirë për Krishtlindje.”

Marrë nga: Shtëpia e Librit

Një tablo e vjedhur e Gustav Klimt mund të jetë gjetur e fshehur në murin e një muzeu në Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.