Një Intervistë e Salman Rrushdie-s për “The Guardian”

in Letërsi/Tharm by

Kur keni qenë më i lumtur?

Jam mjaft i lumtur tani, megjithëse pandemia është problem. E mora virusin herët, dhe nuk isha mirë për dy javë e gjysmë. Nuk pata simptomat më të këqija, çdo ditë e më shumë e kuptoj që jam nga ata që ishin me shumë fat.

Kujtimi juaj më i hershëm?

I ulur në supet e tim eti në Malabar Hill në Bombay, duke parë Sherpa Tenzing Norgay-n ndërsa përshëndet me dorë nga një makinë pas ngjitjes së parë të Everestit në 1953.

Tipari që urreni më shumë tek të tjerët?

Pandershmëria.

Çasti më i sikletshëm?

Është aq i sikletshëm sa nuk thuhet.

Sendi më i çmuar që zotëroni?

Një shufër e vogël argjendi, tri centimetra e lartë, daton qershor 1947-të dhe aty është gdhendur harta e paacopëzuar e Indisë. Më dhanë një ditë pasi u linda, kështu që është sendi më i hershëm që kam.

Kujt do t’ia besonit rolin në filmin e jetës tuaj?

Herën e fundit që më bënë këtë pyetje thashë: “Johnny Depp-it, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike”, dhe gazetari i gazetës tabloid mendoi se e kisha seriozisht.

Cila është fjala juaj e parapëlqyer?

“Fund”. Janë dy fjalë. Edhe “Ndjesë”.

Çfarë u detyroheni prindërve?

Pikëpamjen laike e kam falë babait. Nënës sime i detyrohem për gjithçka tjetër.

Cili libër ka ndryshuar jetën tuaj?

Liza në botën e çudirave. Ose, mbase, një libër komik për Supermenin. Ata më ngjitën virusin e leximit, dhe kjo çoi në mënyrë të pashamngshme tek virusi i shkrimit.

Çfarë donit të bëheshit kur të rriteshit?

Shkrimtar, më vjen keq ta them.  E mërzitshme ta dëgjosh, e di, por kjo është e vërteta.

Gjëja më e keqe që ju ka thënë dikush?

Kur isha afro 22 vjeç isha ftuar në një mbrëmje mode në Chelsea. Më prezantuan me një stilist të njohur, i cili menjëherë më ktheu shpinën dhe u largua. Dhjetë minuta më vonë u kthye dhe më tha: “Më vjen keq që u solla aq vrazhdë me ju. E dini, ata më thanë se jeni hebre”. E mbaj mend for mirë emrin e tij, por le të bëjmë sikur e kam harruar.

A keni thënë ndonjëherë “Të dua”, por nuk ishte vërtetë?

Po.

Nëse mund të ktheheshit pas në kohë, ku do të shkonit?

Do të qëndroj këtu, faleminderit. Në të kaluarën kishte mjekim të dobët për dhëmbët.

Kur keni qarë për herë të fundit dhe pse?

Kur pashë në Netflix filmin e Sooni Taraporevala-s Yeh Ballet. Më ktheu në Bombay dhe çuditërish pata një shpërthim të fuqishëm emocionesh përmalluese.

Kë shihni si arritjen tuaj më të madhe?

Nëntëmbëdhjetë libra. Vitin e ardhshëm njëzet…

Kur keni patur problemet më të mëdha me ligjin?

Gjatë viteve 1990, kur kisha nevojë për mbrojtje nga punonjësit e policisë, u bëmë miq të mirë me disa prej tyre.

Çfarë nuk ju lë të flini natën?

Asgjë. Fle si qengj.

Cili është mësimi më i rëndësishëm që ju ka mësuar jeta?

Të jesh plotësisht vetvetja.

Na tregoni një të fshehtë

Ende s’e kam mbaruar së lexuari “Middlemarch” të George Eliot-it.

Marrë nga: “The Guardian” 18 korrik, 2020

Përktheu: Granit Zela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top