Shënime për shkrimësinë dhe kombin/Salman Rushdie

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Letërsia e mirë shkruan për një komb pa kufij. Shkrimtarët që kanë shkruar për ekzistencën e kufijve janë shndërruar në roje kufiri

    Salman Rushdie

 Mëllenja po këndon Cilgëri te pyllishta

Pa pushim si rrjedha  mbi gurët e myshkëta

S’është aq e moçme sa thithëlopa e Cors Fochno-s

Me lëkurën e ngjitur në kocka

1

Pak shkrimtarë i këndojnë me kaq pasion tokës së të parëve të tyre sa R. S. Thomas-i, një nacionalist uellsian, i cili me anë të poezive që sjellin në vëmendje, pohojnë, kthehen në raposdi, krijojnë mite, kërkon të shkruajë për kombin si qenie e ashpër lirike. Megjithatë, është po ky R. S. Thomas, i cili po kështu shkruan:

Urrjejtjes i duhet një kohë e gjatë

Për t’u rritur, dhe kjo e imja

Ka nisur të rritet qysh kur linda;

S’ushqehet nga toka mizore

Por prore

E kam për veten k’të urrejtje, ësht’ e imja

 Është befasuese të shohësh se a hapur pranohet diçka e përafërt me urrejtjen për veten në vargjet e një bardi kombëtar. Por ndoshta vetëm kështu mund të shkruajë një shkrimtar nacionalist. Kur imagjinata merr ditë nga pasioni, atëherë ajo sheh errësirën ashtu si dhe dritën. Të ndjesh në mënyrë kaq të egër do të thotë të ndjesh nëjëherazi përçmim dhe krenari, urrejtje dhe dashuri. Ky përçmim krenar, kjo dashuri urrejtëse, shpesh ngjallin ndaj shkrimtarit zemëratën e kombit. Kombi kërkon himne, flamuj. Poeti të jep paqetësi. Zhele.

2

Ekzistojnë lidhje mes zhvillimit historik të “narrativës” binjake të romanit dhe shtetit-komb. Shtjellimi i një rrëfenje në fletën e bardhë drejt synimit të fundmë ngjan me imazhin që ka për veten një komb, që përshkon historinë për të përmbushur fatin e tij të paracaktuar. Pavarësisht sa tërheqës mund të jetë një paralelizëm i tillë, unë e shoh atë me shumë rezerva. Njëmbëdhjetë vjet më parë, në kongresin e famshëm të PEN në Nju Jork, shkrimtarët e botës diskutuan “Imagjinatën e shkrimtarit dhe imagjinatën e shtetit, një temë e cila ka shkëlqimin e temës së parapëlqyer të Norman Mejlërit, një vizion që pa dyshim ai e ka pasur kur shkruante.

Është e habitshme se në sa mënyra mund të interpretohet kjo “dhe” në titullin e konferencës. Për shumë nga ne, do të thotë “kundër”. Shkrimtarët afrikano-jugorë-Gordimer, Coetzee-në kohën e aparteidit u rreshtuan kundër përkufizimit zyrtar të kombit, duke e shpëtuar ndoshta kombin e vërtetë nga ata që e kishin marrë peng. Xhon Apdajk krijoi një himn lavdërues për kutitë e vogla postare të Amerikës, të cilat për të ishin emblema të përhapjes së lirë të ideve. Danilo Kiš na ka dhënë një shembull të “shakasë” që ka bërë me të shteti: një letër që ai mori në Paris, ishte nisur nga ajo që atëherë quhej Jugosllavi. Brenda zarfit të vulosur, në fletën e përparme të zarfit, ishte stampuar fjalia “Kjo letër është e pacensuruar”.

3

Kombi ose bën pjesë të tij shkrimtarët e vet më të mëdhenj (Shekspiri, Gëte, Tagore) ose kërkon t’i shkatërrojë ato (ekzili i Ovidit, ekzili i Soyinka-s). Këto fate nuk janë kaq të ndara nga njëri-tjetri. Mosnderimi i shkrimtarëve nuk ështe i denjë për letërsinë; shkrimtarët e mëdhenj shkaktojnë trazim në mendje dhe në zemër. Ka nga ata që besojnë se persekutimi është diçka e mirë për shkrimtarët. Kjo nuk është e vërtetë.

4

Kini parasysh shkrimtarin që e sheh veten si zëri i një kombi. Bëhet fjalë për kombin e racës, gjinisë, orientimit seksual. Kjo është rryma e re të “të folurit në emër të….”. Kini parasysh ata që flasin në emër të ….!” Kjo rrymë e re kërkon, lartësohet, thekson pozitiven, paraqet udhëzime turbulluese morale. Tmerrohet nga kuptimi tragjik i jetës. Ta shohësh letërsinë si pashmangshmërisht politike, do të thotë që vlerat politike të zëvendësojnë vlerat letrare. Kjo e vret mendimin. Kini kujdes!

5

Po ju them që pasapora ime është jeshile. Amerikë po vë shpatullat e mia të hajthshme në rrotën e historisë. Për të farkëtuar çelikun e shpirtit tim, ndërgjegjen e pakrijuar të rracës sime. Shqipëria e Kadaresë, Bosnja e Ivo Andriçit, Nigeria e Achebe-s, Kolumbia e Garzía Markezit, Brazili i Jorge Amado-s tregon që shkrimtarët e kanë të pamundur të mohojnë ngadhnjimin e kombit, shkulmet e tij në gjakun tonë. Shkrimësia si harta e një vendi: si hartografi e imagjinatës. (Ose siç mund ta shkruajë teorika moderne kritke sot, “Imagi/Nation”. Në shkrimet më të mira sidoqoftë, harta e një vendi është harta e botës.

6

Historia është bërë e diskutueshme. Si pasojë e Perandorisë, në epokën e superfuqisë, pas “gjurmëve”  të thjeshtëzimeve që na japin satelitët, zor të bime dakord për thelbin e debatit, e jo më për kuptimin e tij. Letërsia bëhet pjesë e këtij qarku.  Historianët, zotët e medias, politikanët nuk e vrasin mendjen për ndërhyrjen e bezdisshme të letërsisë, por ky i paftuar është kokëfortë. Në këtë atmosferë të paqartë, mbi këtë tokë  të nëpërkëmbur, në këto ujëra të pista me baltë, letërsia ka lëndën e saj të parë.

7

Nacionalizmi po kështu mund t’i korruptojë shkrimtarët. Të tilla ishin ndërhyrjet helamtisëse të Vide Limonovit për  luftën në ish-Jugosllavi. Në kohën e nacionalizmave në kuptimin më të ngushtë të fjalës, në kohën e nacionnalizmit si thirrje për luftë e fisit, shkrimtarët mund ta gjejnë veten duke shqiptuar këto klithma lufte të fiseve të tyre. Sistemet e mbyllura kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e shkrimtarëve. Kjo është arsyeja pse është shkruar kaq shumë për burgjet, forcat policore, spitalet, shkollat. A është kombi një sistem i mbyllur? Në këtë moment të ndërkombëtarizimit të gjithçkaje, a ekziston ndonjë sistem që mund të mbetet i mbyllur? Nacionalizmi është “revolta ndaj historisë”, e cila kërkon të mbyllë atë që nuk mund të mbahet më e mbyllur. Të vendosë kufij tek ajo që duhet të jetë pa kufij. Letërsia e mirë shkruan për një komb pa kufij. Shkrimtarët që kanë shkruar për ekzistencën e kufijve janë shndërruar në roje kufiri.

8

Nëse shkrimësia kthehet në mënyrë të përsëritur te kombi, ajo po ashtu  në mënyrë të përsëritur largohet prej tij. Qëllimisht çrrënjosja intelektuale (Naipaul) e sheh botën si një inteligjencë të lirë, duke shkuar atje ku është veprimi dhe duke ofruar raporte. Intelektuali, qëlllimisht i paatdhe (V.S Naipaul) e sheh botën ashtu si mund ta shohë një njeri me inteligjencë të lirë, duke dëshmuar ngjarjet ashtu si ndodhin. Intelektuali i paatdhe, kundër vullnetit të tij  (një kategori shkrimtarësh në të cilën bëjnë pjesë shumë shkrimtarë të shkëlqyer arabë) refuzon mbylljen në një rreth refuzues për të. Një paatdhesi e tillë përbën një humbje dhe mall të madh. Por edhe fitore. Kombi pa kufij nuk është fantazi.

9

Një pjesë e madhe e letërsisë së epërme nuk ka nevojë për përmasën e të qenit publik. Agonia e saj vjen nga brenda. Sfera publike s’është asgjë, ashtu siç nuk ishte për shkrimtaren amerikane Elizabeth Bishop. Burgu-liria-lënda e shkrimësisë është diku tjetër.

Nina nana.

Kombet zemërohen ,

Shuhen si të mos ishin kurrë.

Hija e koçekut të misrit një kafaz i madh

mbi mur.

Përktheu: Granit Zela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top