ME ERËN-Janis Ricos
ME ERËN-Janis Ricos
Era zuri të fryjë, të rendë në udhë, në livadh.
Para erës vraponin qetë, bujqit, djali i mamisë.
I fundit, duke çaluar, vinte Zoti. Nga dritarja,
një grua, mbas xhamave, e vështroi në sy.
Pastaj i uli sytë, i ktheu shpinën,
iu afrua tryezës dhe nisi të presë bukën.
Përktheu: Alket Çani