NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska

 

I kërkoj ndjesë rastësisë që e quaj domosdoshmëri.
I kërkoj ndjesë domosdoshmërisë nëse e kam gabim.
I lyp ndjesë lumturisë që e mbaj për vete.
Le të më falin të vdekurit që mezi i sjell në kujtesë.
I kërkoj ndjesë kohës për krejt botën që më përvidhet çdo çast.
I lyp ndjesë dashurisë së vjetër që kam parësore të renë.
Më falni, luftra të largëta, për lulet që mbaj në shtëpi.
Më falni, plagë të hapura, për gishtin që m’u gërvisht.

U lyp ndjesë klithmave të honeve për këtë minuet në disk.
Ndjesë njerëzve të stacioneve për gjumin tim mëngjesor.
I kërkoj ndjesë shpresës, që herë pas here qesh.
U kërkoj ndjesë shkretëtirave që një lugë ujë s’u shpura.
Dhe ti, skifter, në të njëjtin kafaz prej kohësh,
i shtangur, me vështrimin e ngulitur në të njëjtën pikë,
shfajësomë edhe sikur të ishe një zog i balsamosur.
I kërkoj ndjesë pemës së prerë për katër këmbët e tryezës.
U lyp ndjesë pyetjeve të mëdha për përgjigjet e vogla.

Vërtetësi, mos më kushto kaq vëmendje.
Seriozitet, të përgjërohem për përdëllimin.
Mister i ekzistencës, duro, që hallkat herë-herë zinxhirit tënd ia heq.
Shpirt, mos më qorto, që të kam veçse rrallëherë.
I kërkoj ndjesë gjithçkasë që nuk mundem të jem ngado.
U kërkoj ndjesë të gjithëve që nuk di të jem gjithkush.
E di që për sa jam gjallë, nuk më justifikon asgjë,
sepse pengesë e vetes jam unë vetë.
I kërkoj ndjesë gjuhës që i marr hua fjalë të rënda
dhe që pastaj bëj çmos që të duken të lehta.

Përktheu Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top