QESHJA-Wislawa Szymborska
Vajzuken që isha –
e njoh, natyrisht.
Kam ruajtur ca fotografi
nga jeta e saj e shkurtër.
Më ka mbetur një përdëllim i gëzuar
për nja dy vjershëza.
Më kujtohen ca ngjarje.Por,
që ky këtu pranë meje
të qeshë e të më përqafojë
përmend vetëm një ndodhizë:
dashurinë fëmijënore
të shëmtaraqes së vogël.Tregoj
si kish rënë në dashuri me një student,
domethënë donte
që ai ta vështronte.Tregoj
si rendte për ta takuar
me kokën shëndetplotë lidhur me fashë
që së paku, ah, ai ta pyeste
ç’i kish ngjarë.Karagjozja e vogël.
Si mund ta dinte
se edhe nga dëshpërimi u nxirrkan përfitimet
në qoftë se ke fatin
të jetosh më gjatë.Do t’i blija një gurabije.
Do t’i blija biletën e kinemasë.
Ik tani, s’kam kohë.Por e sheh
që drita është fikur.
Por e kupton
që dera është mbyllur.
Mjaft e tunde dorezën –
ai që qeshi,
ai që më përqafoi,
nuk është studenti yt.Do bëje më mirë të ktheheshe
andej nga ke ardhur.
S’të kam asnjë borxh,
unë, gruaja e zakonshme,
që, kur më leverdis,
di veçse të tradhtoj
sekretin e një tjetre.Mos na vështro ashtu
me ata sy aq të hapur,
si sytë e të vdekurve.
Përktheu: Alket Çani
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende