DY FJALË PËR SHPIRTIN-Wisława Szymborska
Shpirtin e kemi me hope.
Askush s’e ka pa pushim
e përgjithmonë.Ditë pas dite,
vit pas viti
mund të shkojnë pa të.Kur e kur
qëndron pak më gjatë
në mahnitjet dhe frikërat e fëmijërisë.
Kur e kur në çmeritjen
e të plakurit.Rrallë ndodh të na ndihë
në bezditë e përditshme,
si zhvendosja e orendive,
mbartja e bagazheve
apo ecja udhëve me këpucë që vrasin.Kur duhen mbushur pyetësorë
dhe duhet grirë mishi,
e ka ditë pushimi.Kaq shumë e do heshtjen
sa s’është kurrë e sigurt në merr pjesë
qoftë edhe veç në njërën
prej bisedave tona të panumërta.Kur trupi na bie nga dhimbja në dhimbje,
na lë tinëz pendët.Aspak mikpritës:
s’i pëlqen hiç të na shohë mes turmës,
i ndjellin krupën
intrigat dhe garat tona meskine.Hareja dhe trishtimi
për të nuk janë dy ndjenja të ndryshme.
Vetëm kur ato puqen së toku,
bëhet i pranishëm.Mund t’i zëmë besë
kur s’jemi të sigurt për asgjë
dhe kureshtarë për gjithçka.Ndër sendet
i pëlqejnë sahatet me lavjerrës,
pasqyrat që punojnë me zell
edhe kur nuk sheh askush.Nuk thotë kurrë nga vjen
dhe as kur do zhduket sërish,
ndonëse qartazi këto pyetje i pret.Mund të thuhet se
ashtu siç ia kemi nevojën,
edhe ne, kushedi,
i hyjmë në punë për diçka.
Përktheu: Alket Çani
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende