PËR PROCESIN E KRIJIMTARISË LETRARE

in Letërsi by

Çfarë thonë shkrimtarët për shkrimin…

“Vargu i parë i një poezie është një fajkua që nuk e lë të iki prenë e tij.”

GABRIEL PREIL

“Të shkruarit nuk është produkt vetëm i magjisë, por edhe i këmbënguljes.”

RICHARD NORTH PATTERSON

“Fjalët janë droga më e fuqishme që ka shpikur njerëzimi.”

RUDYARD KIPLING

“Për mua, kënaqësia më e madhe e një krijimi letrar nuk është tema që trajtohet, por muzika që bëjnë fjalët në të.”

TRUMAN CAPOTE

“Të shkruash thjesht është po aq e vështirë sa të shkruash mirë.”

W. SOMERSET MAUGHAM

“Nuk është e detyrueshme të vuash për të qenë poet. Adoleshenca është mjaft e dhimbshme për këdo.”

JOHN CIARDI

“Kur jam e gatshme për të shkruar një libër, filloj nga fundi.”

MARCIA DAVENPORT

“Më jep helm për të vdekur ose ëndrra për të jetuar.”

GUNNAR EKELOF

“Jeta është tejet e pabesë dhe secili bën ç’të mundet për ta shmangur frikën, trishtimin dhe vetminë. Unë e bëj me librat e mi.”

ARTURO PÉREZ REVERTE

“Një libër është një vetëvrasje e shtyrë.”

EMILE M. CIORAN

“Para se të shkruash, mëso të mendosh.”

NICOLAS BOILEAU

“Të shkruarit është një mjeshtëri që mësohet duke shkruar.”

SIMONE DE BEAUVOIR

“Për të shkruar, nuk ka veç se tre rregulla, por askush nuk i di cilat janë.”

SOMERSET MAUGHHAM

“Të shkruarit është një formë terapie. Nganjëherë pyes veten se si ia bëjnë për të shpëtuar nga çmenduria, nga trishtimi apo nga tmerri, ata që nuk shkruajnë, që nuk kompozojnë muzikë apo që nuk pikturojnë.”

GRAHAM GREENE

“Unë shkruaj që të më duan: pjesërisht për të blerë dhe pjesërisht për të qenë viktimë e një mënyre interesante. Për t’i ngritur një monument dhimbjes sime dhe për ta shndërruar atë, nëpërmjet të shkruarit, në një reklamë bindëse.”

ADOLFO BIOY CASARES

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top