Një tjetër si unë-Nurie Emrullai

in Letërsi/Tharm by

Një tjetër si unë-Nurie Emrullai

 

I njëjti fat më ra në hise dhe mua.
U përcoll nga gjyshja tek nëna, nga nëna tek unë.
Unë jam tjetra që mohohem.
Por nuk jam e vetmja.
Jam pjesë e historisë.
Në vetminë time presin gjithë gratë për t’u parë e dëgjuar.
Nuk harroj: “Unë duhet ta shoh veten!”
Po qe bota një çmendinë,
pacientet gra do përjashtohen veç se janë gra.
Po, s’jam vetëm.
Jemi të gjitha në radhë për t’ia mësuar vetes: “Lirinë e mendjes.”
Lufta jonë është luftë vështrimesh. Luftë dufmash e mërmërimash.
Nuk jam vetëm as në shtëpi, as në histori.

Nuk jam vetëm kur jap veten për dashuri.
Nuk jam vetëm kur gjykohem.
Nuk jam vetëm kur them:
“Se unë dua kështu!”
Nuk jam vetëm kur them:
“Jo! Sonte nuk të dëshiroj.”
Nuk jam vetëm kur qaj dhe shpreh lëndim.
Jam e vetëdijshme se nuk është dobësi.
Nuk jam vetëm kur ngre zërin dhe ia ndal dorën atij,
që për çdo natë bie i pirë mbi mua,
Kur erën e alkoolit nuk e duroj në frymë.
Nuk jam vetëm kur them:
“Dua, dëshiroj, ëndërroj”
Kur them:
“Unë, vetja ime.”
Se të gjitha jemi tjetra
me kujtesë të trashëguar.
Kujtesa vlen të mos harrojmë kush ishim.
“Evë, që fton në mëkat”
Mëkati është pjesë e jona.
Nuk do fsheh hyjnoren time ndër njerëzoren.
Kam lejuar yjet e trupit tim të vezullojnë.
Hap diellin tim dhe shumohem në diej të pafundmë, që do të ecin tokës sime.
Ti dëgjo: Unë, s’do jem tjetra që mohohem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top