Nuk ka më as bukë-Nurie Emrullai

in Letërsi/Tharm by

Nuk ka më as bukë-Nurie Emrullai

 

Duhet të iki. Kjo është e pashmangshme.
Prita që dikush të më kërkonte,
andaj rrija gjithnjë gati.

Asgjë s’erdhi në jetën time të lëmuar dhe shkëlqyese si teh thike.

Ndryshova veten deri në rrënjë.
Nuk ma kërkoi kurrë asnjë. Sa e dhimbshme!
E ndryshimi i rrënjëve i than gjethet.
Nuk ka më as filiza. Nuk ka më as pranvera.
Nuk ka zogj që vijnë dritares sime;
unë vrisja vetminë, ata donin bukën time. Nuk ka më as bukë.

Ngulmoja që dikush ta sillte çelësin e burgut tim.
Dikush do ma ndërronte racionin e ushqimit në mendim.
Dikush a diçka do jetë e vetmja ndodhi imja. E unë do kem më n’fund…

Sa e gabuar, të mos dallosh. Do të pres dhe pres (këto lexohen nën zë.)

Një karrocë po ma ndal mendimin,
vrapon kali sikur t’i digjen këmbët në zjarrin e ferrit.

Heshtja na ngrin si bora mbi qafë varfënjaku.

Jo, jo, duhet të iki. Kjo është e pashmangshme.
Në fund të fundit është rruga ime.

Karroca u ndal. Njeri në të s’kishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi

AG-Arthur Rimbaud

AG-Arthur Rimbaud Përqafova agun e verës. Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e
Go to Top