Lulet e diellit-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Lulet e diellit-Edvin Thomollari

 

Ne i këputëm lulet e diellit pa ardhur stina,
pastaj shkuam të gjenim shishe qelqi të hedhura,
që t’i shkëmbenim në dyqan me limonata të athëta.
Gjetëm vetëm një dhe e gjeta unë i pari.
Me një shishe merr vetëm një limonatë për një njeri.
Ti nga inati e theve shishen
dhe unë që nga ajo ditë vuaj nga kujtesa afatgjatë.
Për hakmarrje unë të përmendja shpesh televizorin me ngjyra
dhe të ftoja të shikonim filma vizatimorë në shtëpinë time,
që ti kur të ikje të ndiheshe keq,
siç ndihen njerëzit për diçka që s’e kanë.
Pastaj ne u recitonim vjersha refugjatëve që kalonin
dhe ata na jepnin pará.
Na thanë që është keq t’u marrim lekë djemve refugjatë,
saqë një ditë kur kishim marrë shumë, nga frika i futëm poshtë një guri.
Nuk i gjetëm më.
Ditën e fundit po u jepnim forma reve, por nuk i bëmë dot lule dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top