Fragment nga libri “Në udhëtim”-Genci Gora

in Letërsi/Tharm by

Genci Gora

Dhe thashë: – Të bëhet dritë! Le të vijë një varg, për shembull, Pandora hapi sot kutinë.
Çfarë ndodhi tjetër sot?
Sot ndodhën të gjitha.
Sot toka ndjeu etje për dhi, flutura, njerëz dhe shqopë.
Pranvera siti dëborën e dimrave shekullorë, i dha tokës fuqi.
Sot fara e mbjellë në tokë ra n’dashni me bujkun e hodhi shtat.
Ëndrra e një kokrre gruri është një shtrat milingonash.
Shumë kokrra gruri të mbledhura bashkë ëndërrojnë të bëhen bukë.
Sot ylli i mbjellë në tokë ra n’dashni me zemrën e bujkut dhe hodhi shtat.
Mirësevjen Bethoveen!
Mirëmëngjes virtuozi Paganin!
Simfonia e ekzistencës i joshi yjet të bien në tokë.
Orkestra e ekzistencës do të luajë për engjëjt e rënë që të ngjiten sërish në qiell.
Sot Orakulli i Delfit foli e tha: – Vetëm kur ta mbaroni Kullën e Babelit do të flisni të njëjtën gjuhë dhe do ta kuptoni më në fund njëri-tjetrin. Zëri i arsyes që ju shpërndau si zogjtë e korbit nëpër botë, tani po ju thërret që t’ju bashkojë.
Sot çdo vigan një libër në dorë ka.
Sot të gjithë heronjtë mbajnë nga një laps me vete, e përtypin duhan e shqopë.
Me lapsin e Modilianit toka vizatoi gjirafat qafëgjata, qielli pikturoi pata.
Besnikëria joankimtare e stinëve na e bën rrugën e kthimit më të lehtë.
Sot toka mori fuqi të mbushet me grurë. Qielli mori angazhim të derdhë shpresë.
Sot nëna e fundit lindi foshnjën e parë. Sisë e saj kundërmon Eden.
Ulur në sofatet e përjetësisë, tri plaka, tri fati, një dhi dhe një hyjni, me fillin e Arjanës qepin e qëndisin të qeshurin fustan të botës.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top