MAJA-Jorge Luis Borges
Në atë që lanë të shkruar të gjithë ata
që frika jote u lutet, s’do gjesh më shpëtim.
S’je asnjë nga të tjerët dhe veten e sheh
qendër të një labirinti që dikur
e thurën hapat e tu. S’të shpëton dot
as agonia e Sokratit a e Jezuit, as trimi
Sidarta i artë që pranoi të vdesë
në një kopsht, teksa binte muzgu.
Pluhur është edhe fjala e shkruar
nga dora jote edhe verbi që nxore
nga goja. Fati nuk ka asnjë mëshirë
dhe nata e Zotit është e pafund.
Koha është lënda jote, koha
që nuk resht. Çdo çast je vetmitar.Përktheu: Alket Çani
SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.