ADAMI ËSHTË HIRI YT-Jorge Luis Borges
Shpata do vdesë njëlloj si bistaku.
Shkëmbi nuk është më i fortë se qelqi.
Gjërat janë e ardhmja e tyre e pluhurt.
Hekuri është ndryshk. Zëri është jehona.
Adami, ati i ri, është hiri yt.
I fundmi kopsht do jetë i pari.
Bilbili dhe Pindari janë zëra.
Agu është pasqyrimi i perëndimit.
Mikenasi është maska e tij e artë.
Muri i lartë është rrënoja e nëpërkëmbur.
Urquiza, çka mbetet nga kamat.
Fytyra që shihet në pasqyrë
s’është fytyra e djeshme; nata e ka vjetruar.
Koha me butësi na modelon.Ç’gëzim të jesh uji i paprekshëm
që rrjedh në parabolën e Heraklitit,
a të jesh zjarri i ndërthurur, por tani,
në këtë ditë të gjatë që s’ka të mbaruar,
ndihem kaq i paepur e kaq i humbur.
Përktheu: Alket Çani
SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.