Kafshim i monedhës-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Kafshim i monedhës-Sueton Zhugri

Kërkojmë pas pasqyrës diçka
edhe pse të bindur
që aty s’ka asgjë.
Parandjenjën e një dimensioni
të pestë
sikur një i tretë vëzhgues
fsheh pas saj
një zot me sy në errësirë…

Gjejmë:
një buqetë me lule,
një qen shpërfillës me gjuhë përjashta,
një shtyllë me litar për varje,
trenin e drunjtë që niset nesër.
Kërkojmë pas pasqyrave,
pas reve si pas perdeve,
pas yjeve, galaksive, si pas dritareve të ndezura,
sikur e gjitha të ishte një shaka e vizatuar,
një trill,
karro me kuaj pa dhëmbë,
ëngjëj pa flatra si
sakatë ardhur prej lufte…
Pas pasqyre
kërkohet, rënkon:
dyshimi në një botë sygënjyes,
kafshimi i monedhës së florinjtë
që thyen dhëmbin,
statujat ngatërruar me njerëz
që në pritje të ëmbël
lindin fëmijë të gurtë.

5.10.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top